Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Uzurpatori Veli Myftari nuk ka vend në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Uzurpatori Veli Myftari nuk ka vend në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it
KomenteKronike

Uzurpatori Veli Myftari nuk ka vend në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Dr. Elidiana Canaj*

 

E gjithë Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” duhet të mësojë të vërtetën e zhvillimeve në krye të Organizatës! Nuk mjafton vetëm prezantimi i shkeljeve ligjore dhe problemeve që ka z. Veli me drejtësinë!

- Publicitet -

Z. Veli ka vërtetuar shkelje të njëpasnjëshme ligjore, statutore duke u vetëdeklaruar në krye të Organizatës si “dëshmia e amanetit” të të ndjerit Kryetar mbas të 40-ve të ndarjes së tij nga jeta!

Thirri Kryesinë e Komitetit Kombëtar pa marrë në konsideratë mendimin kolegjial të drejtuesve kryesorë të zgjedhur! Kështu nënkryetarët u detyruan të bashkëdrejtojnë, të raportojnë për detyrat, përgjegjësit, problemet, programet e punës si edhe të përcjellin sugjerimet e propozimet e tyre për vendimmarrje ne mbledhjen e kryesisë. Z. Veli nuk u prononcua për mbylljen e mbledhjes dhe për vendimet.

Nënkryetarët insistuan të konfirmohen vendimet e mara me shkrim dhe të respektohet ndjekja e zbatimit të vendimeve. Z. Veli, ende nuk e dimë arsyen pse nuk prononcohet për këto vendime dhe ve veton për gjithçka! Nuk pranon që kryesia e datës 03.02.2023 ka marrë vendime të rëndësishme per te menaxhuar situatēn e krijuar dhe për të siguruar vazhdimësinë e nderit të Organizatës. Nuk pranoi të botoje vendimet në gazetë, pale masat për ndjekjen e zbatimit të tyre…

Gjithsesi u ngrit komisioni i kontrollit të brendshëm financiar! U ngrit komisioni i administrimit të kërkesave për kandidatët për kryetar të komitetit Kombëtar.

Por z. Veli edhe këtë komision të përbërë me profesorë të nderuar, te zgjedhur edhe në organet drejtuese e vendimmarrëse të organizatës, nuk e njeh! Thirri në emër të tij dhe për interesa të tij në mënyrë të paligjshme kryetarët e komiteteve të organizatave në bashki. Mbledhja nuk ia arriti qëllimit te z. Veli. Edhe të tre nënkryetarët me vendim kolegjial thirrën mbledhjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë ku u ftua edhe komisioni i administrimit të dokumenteve të kandidatëve për kryetar të Komitetit Kombëtar, z. Veli nuk pranoi të merrte pjesë. Përkundrazi thirri në mbledhje edhe ai kryesinë, pjesën e mbetur nga mbledhja e ligjshme! Këtu ai propozoi profesor Hulusi Hakon si kandidat, meqenëse nuk ia arriti uzurpimit personal të këtij posti. Sa i besueshëm mund të jetë ky person për organizatën?! Edhe pse aty u propozuan dy kandidatura për t’ia përcjellë Komitetit Kombëtar për votim e vendimmarrje, njëherësh boton ne gazetë “letrën e hapur” të nënshkruar (!) nga 7 kryetarë komitetesh në bashki ku i kërkon dorëheqjen profesor. as. dr. Bernard Zotaj (!)

Ka edhe më! Z. Veli është “i ligjshëm”, ndërsa drejtuesit e tjerë te zgjedhur (nënkryetarët) janë konsultativë!!!!! Çuditë e tij nuk kanë të sosur!

Menjëherë pas mbledhjes së datës 03.02.2023, botoi vendimin e gjykatës së Tiranës për reflektimin e ndryshimeve në Statut. Sipas këtij vendimi: çuditërisht është miratuar z. Veli si sekretar i Përgjithshëm në vend të sh. Servet Agalliu dhe nuk ka as kryetar komiteti e as nënkryetarë, as kryesi, as komitet!!!! Edhe pse ndryshimet janë miratuar me 20.11.2021. Ndërsa z. Veli është konfirmuar ne detyre shume me vone. Gjithsesi sh. Odhise ishte ne detyrë! Me këtë vendim gjykate z. Veli është “i ligjshëm”, ndërsa drejtuesit e tjerë jane konsultative, jo vendimmarrës.

Z. Veli nuk i njeh strukturat vendimmarrëse në organizatë! Nuk njeh e nuk respekton dokumentet e Organizatës!

Ne vendimin e gjykatës ka edhe shkelje të tjera! Nuk është korrekt emërtimi i organizatës! Organizata quhet “e Veteraneve të Luftës Nacionalçlirimtare” Këtu mungon cilësimi “dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Dmth nuk përmendet vazhdimësia e anëtarësisë së organizatës. Nuk përmendet karakteri antifashist i luftës së Popullit Shqiptar. Nuk përmendet titulli “Nderi i Kombit” akorduar me dekret presidenti! Pse kanë ndodhur këto shkelje e pasaktësi? Me qellim? Janë lapsuse? Z. Veli nuk kthen përgjigje! Madje nuk ndërmerr asnjë hap për të atakuar vendimin! Përgjigja e tij, me nje qetësi te shtirur dhe jo pa ironi: “i ka statuti ndryshimet, nuk ka nevoje t’i ketë vendimi i gjykatës!”

Me tej: z. Veli nuk pranon te bisedojmë! Si uzurpues ai “drejton” në mënyrë autarkike e jo demokratike! Nuk njeh organet e zgjedhura, por shtabin me miq e të besuar personalë si edhe administratën.

A do të vazhdojë edhe më tej ky turp në krye të organizatës sonë?

Ne nuk tërhiqemi nga qëndrimet dhe sjelljet tona parimore e të bazuara në statut dhe ligjet ne fuqi! Edhe z. Veli flet për statut, por merr pjesë që i duket se i plotësojnë synimet! Atij i duhet Organizata. Ndërsa Organizatës i bën dëm prania e tij!

*Nënkryetare e Komitetit Kombëtar

Tiranë, më 09.04.2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?