Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vajza e tij ndërroi jetë, Rexhep Qosja thyen heshtjen mes dhimbjes: Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vajza e tij ndërroi jetë, Rexhep Qosja thyen heshtjen mes dhimbjes: Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!
KosovëLajmi i fundit

Vajza e tij ndërroi jetë, Rexhep Qosja thyen heshtjen mes dhimbjes: Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!

Published: August 3, 2025
Shpërndaje

Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.

Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

- Publicitet -

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën,  të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës,  kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e  mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Finlanda u ofron beqarëve nga e gjithë bota një udhëtim falas për të gjetur dashurinë
  • Përse u largua nga Napoli? Intervista e Maradonës në vitin 1992
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
  • Marta Kos: Mali i Zi hyn në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  • Votimet në SHBA, Irani: Amerikanët i thanë JO luftës

Komentet e Fundit

  1. Vezhguesi on Marta Kos: Mali i Zi hyn në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Pensionisti i Porcelanit on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. demo on Trump humbet rëndë
  4. https://play.xvideosporn.cc on Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?
  5. BERISHA &TRAMP on Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?