Më shumë se 4500 vajza të moshës 13 vjeçare kanë aplikuar tashmë vaksinën kundër HPV-së që parandalon shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.
Që prej muajit nëntor të vitit të shkuar, kjo vaksinë është përfshirë në kalendarin kombëtar të vaksinimit të detyrueshëm dhe mund të bëhet falas pranë të gjitha qendrave shëndetësore.
Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se që nga momenti i parë i përfshirjes së kësaj vaksine në kalendarin kombëtar, e deri më tani, më shumë se 93 për qind e vaksinave të mbërritura kundër HPV-së janë administruar tek grupet e planifikuara.
Vaksina kundër Human Papiloma Virusit është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13-vjeç. Vaksina kundër HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në çdo qendër shëndetësore ka përfunduar vaksinimi i plotë i vajzave të datëlindjes 2009 dhe ka filluar vaksinimi për vajzat e ditëlindjes 2010. Deri tani janë rreth 4.500 vajza që janë vaksinuar ndaj HPV. Ndërkohë që janë mbi 15 mijë vajza do të vaksinohen çdo vit falas kundra HPV, duke zeruar shanset e prekjes nga kanceri i qafës së mitrës.
p.k\dita
