Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
Lajmi i funditRajon

Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë

Published: November 11, 2026
Shpërndaje

Ish-ministri i Ekonomisë i Serbisë, Rade Basta, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin se, gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike komunale “Beogradske elektrane”, i kishte shkaktuar asaj dëme financiare në vlerë prej dhjetëra miliona dinarësh, raporton Radio-Televizioni i Serbisë (RTS).

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga policia për arrestimin.

Sipas RTS-së, Basta dyshohet se ka miratuar donacione të pabazuara për klube të ndryshme sportive, përfshirë klube të vogla futbolli dhe basketbolli, si dhe një klub të sportit të kalërimit.

- Publicitet -

RTS-ja raporton, gjithashtu, se pjesëtarët e Shërbimit për Luftimin e Korrupsionit po zhvillojnë një operacion që përfshin arrestime dhe kontrolle të ambienteve.

Basta u arrestua në orët e hershme të 11 nëntorit në Aeroportin Nikolla Teslla të Beogradit, sipas raportimeve.

Sipas informacioneve jozyrtare të RTS-së, në shënjestër janë edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me Bastën.

Vala e arrestimeve pas ndryshimit të pushtetit

Arrestimi i Bastës vjen në kohën kur Serbia po përballet me një valë arrestimesh dhe hetimesh, pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Gjatë dy javëve të para pas zgjedhjeve, autoritetet arrestuan dhjetëra persona nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, manipulime zgjedhore dhe dhunë ndaj studentëve.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe rreth 20 zyrtarë policorë, përfshirë drejtues të lartë, disa prej të cilëve dyshohen për keqtrajtimin e protestuesve gjatë vitit 2025.

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, Prokuroria e Lartë Publike formoi një komision për të shqyrtuar punën e të 87 prokurorive në vend.

Kreu i këtij komisioni, Goran Illiq, tha për Radion Evropa e Lirë se disa raste ishin penguar më parë nga policia, prokurorët dhe gjykatat.

Sipas tij, tani është krijuar një klimë më e favorshme për ndjekjen penale të personave të dyshuar, pavarësisht pozitës apo lidhjeve të tyre politike.

Edhe organizata për të drejtat e njeriut, YUKOM, vlerëson se humbja e pushtetit nga partia e Vuçiqit ka dobësuar mundësinë e ndikimit politik mbi prokurorët.

Këto zhvillime po ndodhin ende pa e marrë pushtetin Lista Studentore, e cila fitoi zgjedhjet me premtimin për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e institucioneve.

—-

FOTO: Ish-ministri serb, Rade Basta (djathtas) me senatorin amerikan, Bob Menendez. Uashington, 2023.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?