Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Valë e re COVID, ekspertët: Shkak sezoni turistik dhe emigrantët, mbani maskat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Valë e re COVID, ekspertët: Shkak sezoni turistik dhe emigrantët, mbani maskat
AktualitetShendetesi

Valë e re COVID, ekspertët: Shkak sezoni turistik dhe emigrantët, mbani maskat

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Shqipëria shënoi në 24-orët e fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19, krahasuar me javët e fundit, ku nga testimet e ISHP kanë rezultuar pozitivë 219 qytetarë. Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se vala e re e infeksionit lidhet me sezonin turistik, udhëtimet e shumta dhe ardhjen e emigrantëve me pushime në atdhe, kryesisht nga Britania e Madhe e Italia.

“Shifrat e larta lidhen dhe me sezonin turistik, kemi rritje të numrit të pushuesve, emigrantëve dhe sigurisht dhe qarkullim të brendshëm të virusit Covid-19. Por ajo që duhet të themi është fakti që spitalet raportojnë pak shtrime, pra pak raste të rënda”, thotë Bino.

Por a ishte parashikuar vala e re e infeksionit?

- Publicitet -

Infeksionistët thonë se kjo pritej që me lehtësimin e masave anticovid që aplikuan vendet e ndryshme në botë prej muajit mars të këtij viti.

“Ishte e pritshme; heqja e masave kufizuese, organizimet e festave, hapja e kufijve për udhëtime, solli rritje të numrit të turistëve e kjo për pasojë dhe qarkullim të mëtejshëm të Omicron. A duhet të shqetësohemi? Unë them ende jo, ndoshta më vonë me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit”, thotë për Gazetën “Si” mjekja e familjes Mirela Dhamo.

Sipas saj, vjeshta do të sjellë një valë tjetër infeksioni që do të zgjasë më shumë.
“Sot shumica e popullsisë po humbet mbrojtjen nga virusi dhe në vjeshtë do ta humbasë edhe më shumë, pasi variantet që qarkullojnë tani janë edhe më të ngjitëse. Së dyti, duke qenë se janë vaksinuar, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë ulur në zero frikën e infektimit nga Covid.

Sot aplikohen më pak kontrolle dhe po bëhen më shumë udhëtime, maska përdoret më pak dhe nē vjeshtë do të kemi më shumë njerëz që mund të infektohen me variantet e reja të Covid”, thotë doktoreshë Mirela Dhamo.

Simptomat

Aktualisht varianti Omicron Ba2 që po qarkullon në rajonin tonë shkakton simptomat e një gripi stinor, me dhimbje fyti, kollë e temperaturë të lartë që zgjat 3-4 ditë. Mjekët e familjes këshillojnë marrjen e terapisë me antiiflamatorë, antibiotikë për të luftuar pasojat e Covid në mushkëri por sipas tyre, deri më tani nuk ka raste të rënda që kërkojnë terapi spitalore.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Sipas ministrisë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Gjithashtu, të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gonxhe: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim
  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  • “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. E on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. ILIR on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. Enxhi Sulo on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  5. Y on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?