Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një valë e re sanksionesh javët e ardhshme, me emra publikë? Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të tjerë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një valë e re sanksionesh javët e ardhshme, me emra publikë? Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të tjerë në Shqipëri
KryesorePolitike

Një valë e re sanksionesh javët e ardhshme, me emra publikë? Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të tjerë në Shqipëri

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Britania do të ndërmarrë sanksione të reja në javët e ardhshme, pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘Report TV’, e paralajmëroi këtë aksion diplomatik përballë gazetarit të njohur Sokol Balla.

“Kur bëhet fjalë për sanksione dhe veprime që duhen marrë për ata që ne gjykojmë se janë përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion, sërish ne ndjekim një qasje të balancuar.

Kjo nuk shënjestron asnjë individ, sikurse e përcaktoi qartë Lord Peach, kur njoftoi atëherë valën e parë të sanksioneve, në korrik të vitit të shkuar, ata ishin kundër një sërë individësh.

- Publicitet -

Sikurse e dini, kur bëhet fjalë për kufizime të hyrjes ne MB, si në këtë rast, ne nuk i deklarojmë emrat, pra jo gjithkush e ka bërë publike përfshirjen e tyre në këtë valë sanksionesh.

Por, sikurse edhe e thashë më parë, do të ketë valë të tjera sanksionesh kundër atyre të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion”, tha Alastair King-Smith.

Për diplomatin britanik, qëllim i sanksioneve nuk janë individët, por llogaridhënia.

“Askush nuk qëndron mbi ligjin. Duhet të zbatohet për të gjithë në mënyrë të balancuar, jo e përqendruar vetëm te një parti politike apo grup. Këto janë vendime që janë ndërmarrë nga Ministri i Punëve të Jashtme, nga Ministri i Punëve të Brendshme, pra në krye të Qeverisë, bazuar në informacionet dhe provat që ne kemi.

Çështja këtu është se kjo mund të zbatohet për të gjitha grupet politike, mund të zbatohet për biznesmenët, për kriminelët dhe individë të tjerë, dhe nuk përqendrohet te një grup individësh ose partish politike”, tha Alastair King-Smith.

Ambasadori britanik tha se ekziston mundësia që të jenë sanksione publike, pra jo vetëm ndalime të hyrjes në Britani, ku emrat nuk bëhen publikë.

Ai shtoi se nëse bëhet nën kategorinë e Sanksioneve Botërore Kundër Korrupsionit, këto emra do të bëhen publikë dhe gjithashtu do të ketë një ndalim udhëtimi, ndalim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe konfiskim mbi çdo aseti që kanë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, diplomati britanik tha se procesi u administrua mirë ndërkohë që duhet të priten rezultatet e raportit përfundimtar të ODHIR-it.

a.q. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • BIG TOWER says:
    June 9, 2023 at 12:23 am

    PO SHQIPERIA PERSE NUK KA TE DREJTE TE SHPALL NON GRATA BIG BEN PERSONA ANGLEZE PROBLEMATIK PER MORALIN APO KORUPSIONIN…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Tensione para Parlamentit, protestuesit gjuajnë me vezë deputetët, Policia tenton t’i largojë
  • Bledar Sinani i “Plazza Casino” në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir
  • Presidenti dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos

Komentet e Fundit

  1. Paulin on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Emigranti që ka mall për vendin e tij on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  4. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymous on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?