Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vapë rekord në të gjithë Europën. Në Francë ndalohen koncertet, Italia kufizon ujin e pijshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vapë rekord në të gjithë Europën. Në Francë ndalohen koncertet, Italia kufizon ujin e pijshëm
BoteKryesore

Vapë rekord në të gjithë Europën. Në Francë ndalohen koncertet, Italia kufizon ujin e pijshëm

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

Asnjëherë si në këtë fillim të verës së vitit 2022, numrat dhe hartat po tregojnë se planeti po “përcëllohet” nga i nxehti.

Thatësira që po gjunjëzon Europën, veçanërisht në veri, vjen për shkak të një fenomeni meteorologjik që ka shpërthyer në Itali, Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Një fenomen që po jep dukuri atmosferike të pa regjistruara në vitet e kaluara. Dhe në anën tjetër të Atlantikut, temperaturat rekord dhe reshjet e pakta të shiut, po i detyrojnë autoritetet të marrin masa për të kufizuar konsumin e ujit.

- Publicitet -

Në Evropë, vala e të nxehtit ka një origjinë të saktë: një anticiklon nga Afrika, përpara asaj që ndodhi në vitet e mëparshme, ka krijuar një kapak nxehtësie në të gjithë pjesën perëndimore të Evropës.

“Temperaturat janë të ngjashme me ato të vërejtura në korrik apo gusht. Në disa pjesë të Spanjës dhe Francës, temperaturat tejkalojnë mesataren për këtë periudhë të vitit me më shumë se 10 ° C, duke thyer shumë rekorde mujore. Kjo është e kombinuar me thatësirën në shumë pjesë të Evropës”, ​​paralajmëron Organizata Botërore Meteorologjike.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike, valët e të nxehtit fillojnë më herët dhe po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda për shkak të përqendrimeve rekord të gazeve serrë që bllokojnë nxehtësinë. Ajo që ne po dëshmojmë sot, është një parashikim i të ardhmes”, është diagnoza e organizatës.

Si paraqitet situata në disa vende:

Francë – Që nga java e kaluar, koncertet dhe tubimet publike janë pezulluar në disa zona të vendit, veçanërisht në rajonin e Bordosë, ku termometri ka arritur në 43 gradë.

Parisi gjithashtu arriti kulmin në 39 gradë pak ditë më parë. Përdorimi i kondicionerëve ka detyruar operatorët e rrjetit të energjisë elektrike të importojnë energji nga vendet fqinje.

Spanjë – Muaji maj ishte më i nxehti ndonjëherë në historinë e fundit në Gadishullin Iberik dhe situata u përsërit në qershor. Këtu, alarmi kryesor jepet nga zjarret: 20 mijë hektarë pyje janë shkatërruar në Katalonjë.

Në jug të vendit priten temperatura deri në 45 gradë. Spanja po lufton gjithashtu me thatësirën: në pranverë reshjet ishin 25% më pak se normale.

Britania e Madhe – Ishujt Britanikë preken pak në krahasim me kontinentin. Kjo nuk e pengoi Uellsin që të përjetonte temperatura prej 33 gradë për disa ditë, një nxehtësi absolutisht anormale për rajonin. Një alarm shëndetësor i nivelit të tretë është lëshuar në Londër.

Itali – Qindra kryebashkiakëve në Itali tashmë u është dashur të kufizojnë përdorimin e ujit të pijshëm.

Nuk mund të përjashtojmë “kufizimin e ujit gjatë ditës” në lidhje me thatësirën që ka goditur zona të ndryshme të Italisë, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, duke nënvizuar se “në javët në vijim do të kemi masa të qarta dhe do të mund të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”.

Në vitin 2022, kishte më shumë se dyfishin e numrit të zjarreve në krahasim me vitin 2021 dhe më shumë se gjashtë herë më shumë se në 2020.

Veçanërisht në veri, por edhe në jug, vala e të nxehtit afrikan i ka detyruar autoritetet marrin masa: në Pulia, guvernatori Michele Emiliano ka nënshkruar një urdhëresë që ndalon punët më të rënda (duke filluar nga ato bujqësore) në pjesën qendrore të ditës, nga ora 12:30 deri në 16:00, deri më 31 gusht.

SHBA – Situatë është veçanërisht kritike në Kaliforni, ku thatësira vazhdon prej tre vitesh. Në shumë qarqe të shtetit, përdorimi i ujit për disa qëllime shtëpiake tashmë është i ndaluar, si për shembull ujitja e kopshteve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?