Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VARGJET: “Qymyr dhe bejtexhi”, kur Mero Baze dhe poeti i ndjerë Arben Duka replikonin për ditëlindjen e Enverit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VARGJET: “Qymyr dhe bejtexhi”, kur Mero Baze dhe poeti i ndjerë Arben Duka replikonin për ditëlindjen e Enverit
KronikeKryesore

VARGJET: “Qymyr dhe bejtexhi”, kur Mero Baze dhe poeti i ndjerë Arben Duka replikonin për ditëlindjen e Enverit

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

 

Sot është 16 tetor, ditëlindja e Enver Hoxhës. Thuajse çdo 16 tetor, poeti i ndjerë Arben Duka shkaktonte debate, pasi poezinë e tij në rubrikën e përhershme në DITA ia kushtonte Enver Hoxhës.

Pak muaj para se të ndahej nga jeta, në portale online dhe rrjete sociale u komentua një nga poezitë e tij, veçanërisht i ashpër ishte botuesi i gazetës Tema, Mero Baze.

- Publicitet -

Imagjinoni sikur një gazetë gjermane të hapej me Hitlerin – shkruan Tema – dhe i quan vargjet e Dukës me përçmim “bejte“. Dita ringjall Enverin – shkruante gazeta Mapo.

Më poshtë, pjesë nga vargjet e shumëdebatuara të Dukës që tani nuk jeton më:

Tani komunistët,
janë strukur prej tmerrit,
kanë frikë t’ia festojnë,
ditëlindjen Enverit!

Gjithmonë i bllokojnë,
këtu komunistët,
s’kanë pasur probleme
përshembull zogistët!

Dhe unë nuk jam kundër,
ta kujtojnë sa janë,
ata që Zogollin,
një idhull e kanë!

Unë Zogun s’e dua,
gjithë bota e di,
por s’i them dot tjetrit:
“Përse e do ti?!”

Ky është pluralizmi,
që u përurua,
të mos jap hesap,
kë dua-kë s’dua!

Për lirinë e tyre,
çfarë nuk kurdisin,
po lirinë time,
nuk e llogarisin!

Ç’humor kur Sovranit,
direkt i drejtohen:
“Nga emri i Enverit,
të gjithë provokohen!”

Ja po e them unë,
more mëndje hiç,
unë nga Enver Hoxha,
s’provokohem hiç!

Na shurdhuat veshët,
me ham e me hum,
bëni për Enverin,
një Referendum!

Lavdia e tij,
mbeti e paprekur,
gjithë partitë e sotme
i mund dhe i vdekur!

I mund dhe i vdekur,
e u bën hatanë,
se ai punoi,
veç për fukaranë!

Kur Baze e quajti “bejtexhi” dhe e krahasoi Hoxhën me Hitlerin, Duka replikoi me një poezi të dytë, në të cilën, ndër të tjera shkruante:

S’e bëj dot pushim,
as këtë të shtunë,
sepse Mero Bazja,
më ka hapur punë!
 
 E-mor Mero djali,
o koka pa qime,
je ti që ke ardhur,
në llogoren time!
 
Dhe pse më pickon,
unë dot nuk e shaj.
një pleshtuc që hidhet,
nga skaji në skaj!
 
S’ta mohoj talentin,
në demokraci,
po ti je gjithmonë,
një njeri i zi
 
Ti je një minierë,
tamam – o qafir,
sa më thellë të shkosh,
gjen më shumë qymyr!
 
Gjen gjithmonë qymyr,
dhe nga më i miri,
ndaj sot po të them,
o Mero Qymyri!
 
Je tamam qymyr,
more pelegrin,
i ndezur – të djeg,
i shuar – të nxin!

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Njeres pa (qe sduan)pune says:
    October 16, 2022 at 7:12 pm

    Ju kuptoj shume mire, por nje konkurent nuk ofendohet por sulmohet me argumente ne tezat e tij…as mua nuk me dukej Hitler Enveri por koka,qimja,qymyri nuk jane argumente per ta mbrojtur…….megjithate jeta vazhdon

    Reply
  • A. Nocka says:
    October 16, 2022 at 7:18 pm

    Pershkrimi me realist per Meron nga poeti me i madh i yni.

    Reply
  • ¿? says:
    October 16, 2022 at 7:27 pm

    I vetmi problem qe kisha une me bejtet e Dukes jane keto strofa:

    Ky është pluralizmi,
    që u përurua,
    të mos jap hesap,
    kë dua-kë s’dua!

    Për lirinë e tyre,
    çfarë nuk kurdisin,
    po lirinë time,
    nuk e llogarisin!

    sepse ky Enveri i madh ishte tamam ai robi qe nuk e lejonte pluralizmin dhe thoshte o keshtu siç thom u, o te qiva tet;eme. Tashti Duka thote ate qe une nuk ua lejoja, ju perse nuk ma lejoni mua. Pluralizmi or zoteri eshte per ata qe duan pluralizmin, jo per ata qe ua zuri bishtin rrota e pluralizmit. Po nejse se eshte edhe i vdekur njelloj si Enveri dhe nuk duhet te flasim keq as per njerin as per tjetrin.

    Reply
  • Molla e dijes says:
    October 16, 2022 at 8:01 pm

    PARODI- ENVERI NGA FERRI

    Ka të drejtë Duka,
    ende s’jam larguar,
    nga ferri po ju flas,
    ju s’më keni harruar.

    Vërtet gurët e rrugës,
    dikur shumë më donin,
    sot priten dhe pemët,
    shoh veç asfalto betonin.

    Ndërtohen kulla të larta,
    çmimet në stratosferë,
    dhe shtëpi nuk blen dot,
    s’bën dot pushime në verë.

    E di ju kanë munguar,
    natën radhët e gjata,
    ju ka munguar zbori,
    dhe ushtria në parada.

    Ju ka munguar qumështi,
    dhe kosi i vërtetë,
    sot nuk dini se çfarë hani,
    veç hile për ibret!

    Ju kanë munguar pionerët,
    vullnetarët nga brezi i ri,
    sot rinia është degjeneruar,
    jeta sociale një çmenduri!

    Ju ka munguar meritokracia,
    dhe puna në profesion,
    shkolloheni sa më s’ka,
    dhe pastaj në emigracion!

    Ju ka munguar familja,
    dhe jetoni larg të ndarë,
    as për vit të ri s’bëni vizita,
    prej vitesh me sy pa parë.

    Sot thoni se jeni të lirë,
    këtë liri për çfarë e doni,
    të mbylleni në Big brother,
    që 100 milionë të fitoni?!

    Ç’i doni ato dreq para,
    lekët nuk i ha as qeni,
    kush ka më vlerë për ju,
    i sinqerti apo legeni?

    Keni disa dekada tashmë,
    që në TV thuajse çdo natë,
    ju japin mend pseudo analistë,
    sharlatanë e njerëz bajatë.

    Kjo është demokracia,
    dhe liria që juve kërkoni,
    pasurohen vetëm pak veta,
    e këta bastardë prapë votoni?

    Nuk jeni të barabartë,
    nuk keni drejtësi sociale,
    krimi, droga e prostitucioni,
    Shqipëria është bërë si hale.

    Nuk keni aspak siguri,
    të dhënat hakerohen sheshit,
    shtet servil i imperializmit,
    me pseudo demokraci të leshit.

    Nëse e doni këtë atdhe,
    mos të jetoni kështu të mjerë,
    ngrini grushtin krenarë lart,
    e thoni rroftë shoku Enver!

    Reply
  • Arben says:
    October 16, 2022 at 8:02 pm

    Mero baze = asfalia greke, byth e shitur për 2 pare.

    Shokët e ditës, e vendosni veten kundra popullit kur merreni me gelbazat

    Reply
  • Arben.T says:
    October 16, 2022 at 8:10 pm

    Ato qe duan Enverin,
    pranojne te rrojne me racione,
    e me tallone, e te punojne,
    vetem dy ore ne ditite.

    Ky eshte kriteri,
    per ta ndare,
    shapin nga sheqeri,
    o sipatizane te Enverit.

    Reply
  • Molla e dijes says:
    October 16, 2022 at 8:19 pm

    PARODI
    ENVERI NGA FERRI

    5 Maji dhe komunizmi

    Ikën ato kohëra,
    o Ben Duka poeti,
    s’ka më patriotë,
    veç 5 maji na mbeti.

    N’kët datë e shenjtë,,
    Qemal Stafën vranë,
    ata breshkaxhinjtë,
    pushtuesit italianë.

    Shumë dëshmorë,
    ranë për këtë atdhe,
    Shqipëria për ata,
    ishte nënë edhe fe.

    Mbi interesin e tyre,
    vunë interesin kombëtar,
    dëshmorë dhe idealistë,
    këta heronj të paparë.

    Luftuan me vetmohim,
    për nënën tonë parti,
    që ne në komunizëm,
    t’ishim të lumtur në liri.

    Falë tyre “të lirë” jetuam,
    plot 45 vite në diktaturë,
    ku burri s’ishte si grua,
    por burrneshat si burrë!

    Rinia kishte lezet,
    energjike dhe e zgjuar,
    ishte e ardhmja e kombit,
    me edukatë dhe e shkolluar.

    Populli punonte shumë,
    i palodhur me përkushtim,
    ngritëm vepra madhështore,
    nën ndriçimin e vizionit tim.

    Kishim heronj të punës,
    por dhe nëna heroina,
    s’kishte drogë as prostituta,
    vetëm shteti kish makina.

    Të varfër por të moralshëm,
    banditët i vinim nën vargonj,
    kishim drejtësi sociale,
    dhe patëm nevojë për heronj.

    Bëra aq sa munda,
    për të bukurën Shqipëri,
    që populli im të rronte,
    sadopak në dritë dhe “liri”.

    Edhe Karl Marksi,
    në 5 maj ka lindur,
    ky baba i komunizmit,
    proletariatin ka bindur.

    Të dy ne komunistat,
    në Ferr kemi përfunduar,
    të kënaqur jemi pamasë,
    dhe përjetësisht të bekuar.

    Eja dhe ti me ne o Dukë,
    të kuvendojmë këtu në Ferr,
    të kujtosh krenar veprat e mia,
    e të thuash rroftë shoku Enver!

    Reply
  • Molla e dijes says:
    October 16, 2022 at 8:44 pm

    ENVER HOXHA – NGA FERRI

    Duke luajtur shah,
    në Ferr me Hitlerin,
    kur papritur në vesh,
    e dëgjova haberin.

    Më thanë se Duka,
    besonte veç Amerikën,
    e tallej me Saliun,
    se nuk ia kishte frikën.

    U trondita kaq shumë,
    se si paska ndryshuar,
    dikur besonte monizmin,
    tani armikun e betuar.

    Ku shkuan parimet,
    ku ma çoi partinë,
    ç’mend jepte kështu,
    sidomos për vegjëlinë?!

    Ai ka pasur idealin,
    e ndritur komunist,
    tani pëlqeka kapitalin,
    qënka bërë imperialist.

    A pika që nuk i bie,
    dhe Benko më tradhëtoi,
    për pak para më shumë,
    më mua s’më besoi!

    Më kishte zëvendësuar,
    me autokratin Edi Rama,
    që rehabilitoi Mit’hatin,
    kjo qenka vërtet drama!

    Por qe bërë më keq akoma,
    fliste sikur besonte në Zot,
    pse s’foli sa isha unë gjallë,
    tani e gjeti të bëjë komplot?!

    Te ai kisha besim plot,
    se ishe komunist i vërtet,
    ai parimet shkel e bar s’ha,
    s’mund ta quaj më poet!

    Reply
  • Molla e dijes says:
    October 16, 2022 at 8:52 pm

    Diktatura dhe shoku Taras

    Mortja mor mortja,
    si nuk i ha,
    ata që komunizmi,
    i bëri për budalla.

    Këtë popull që gjeti,
    e bëri vetë shoku Enver,
    të barabartë në mjerim,
    të lirë një mut mender.

    Në ato katër dekada,
    ngriti një monstër shtet,
    që persekutonte e vriste,
    e vetë rrinte si mbret.

    Parimi kryesor i partisë,
    gënje, ndëshko e sundo,
    pergjo fqinjin edhe fisin,
    dhe partisë hajde i trego.

    Ja dinin çmendurinë,
    miku dhe armiku,
    Enveri brenda në tru,
    kishte koqe çeliku.

    Gënjente për gjithshka,
    një popull të tërë,
    nuk mund të hapje gojën,
    se e haje keq në vërë.

    Tashmë dihet ç’ka ndodhur,
    asnjë s’ka më pse hesht,
    se servilat e Enverit,
    janë më të vegjël se një plesht!

    Ka bërë me urdhër Kadareja,
    një termometër të vërtetë,
    librin pallati i ëndrrave,
    për matjen e popullit të vet.

    Vepra infrastrukturore,
    në vite janë bërë,
    me punë vullnetare,
    si skllevër të tërë.

    Si një kamp përqëndrimi,
    vendi u ndërtua,
    me tela me gjëmba,
    anembanë u rrethua.

    U ndërtuan dhe bunkerë,
    më të fortë se pallatet,
    për paranojat e një psikopati,
    që i mungonin hallatet.

    Kishim tanke e ushtarë,
    avionë edhe anije,
    tynele antibërthamore,
    dhe fatosat e asaj partie.

    Veç terror dhe propagandë,
    s’kishim liri, e kështu asgjë,
    e vërteta s’është Enveri,
    komunizmi nuk vjen më.

    Reply
  • Fadil says:
    October 16, 2022 at 9:40 pm

    Lavdi poetit atdhetar, Arben Duka!
    Turpi dhe qymyri e mbulofshin, Qymyr Zinë-Mero Baze, pinjollin e demone-kracisë debile, dhijose-përgaze!

    Reply
  • Mali says:
    October 16, 2022 at 10:28 pm

    NE PANTEON MBYLLUR
    POETI NUK FLE
    KA NJE BRENGE NE SHPIRT
    NDAJ GJUMI SE ZE

    PLAGET QE E MOREN
    KREJT I KA HARRUAR
    HALLET E VATANIT
    E MBAJNE TE ZGJUAR

    SOJI I ZAGAREVE
    SHTOHET PAPUSHIM
    PLAGET E MJERIMIT
    NUK PO GJEJNE SHERIM

    SI NATA ME DITEN
    KU ISHIM KU JEMI
    QEME NE PARAJSE
    NE SKETERRE VEMI

    NE QE E JETUAM
    DHE BEME SHQIPERI
    NA DUKET LLAHTARE
    KJO QE NDODH TANI

    CFARE BERI ENVERI
    KY BREZ SE KUPTON
    SE DEMON. PARAJA
    TRURIN JU BLLOKON

    NDJEHEN SI TE HUAJ
    NE SHTEPI TE VET
    KUJTOJNE SE PARAJSA
    MATAN DETIT PRET

    KURVE POLITIKA
    JETEN JUA NXIU
    GREEN CARTE KERKON
    EDHE CILIMIU

    PER TU BERE KY VEND
    DUHET NJE LIDER
    TE KETE PERENDI
    VATAN EDHE NDER

    SIC PO DUKEN BATHET
    DO.KOHE KJO PUNE
    NDAJ QE KUR SE IKEM
    GJUM NE SY NUK VUME

    DASHTE PERENDIA
    ZGJOHENI NGA GJUMI
    PA U ZHBERE VATANI
    PA JU.MARRE LUMI

    Reply
  • ¿? says:
    October 16, 2022 at 11:37 pm

    O Mali kur fut ne te njejtin vend edhe Enver Bastardin edhe Perendine je gabim fare. A nuk te kujtohet ty ku e çoi Perendine Enver Bastardi i Bimbashit te Gjirokastres? Se iu duk qe s’kishte nevoje per Perendine, e vertet ai s’kishte nevoje se ai ishte kasap – satrap.

    Reply
  • xy says:
    October 17, 2022 at 5:39 am

    arben duka një poet me vlerë.
    më kujtohet tani teksti i këngës “në moshën e rinisë” që e ka kënduar parashqevi simaku në 1985 në festivalin e rtsh me muzikën e vladimir kotanit dhe që doli fituese.

    shumë këngë e bukur.
    ndërsa poezitë e arben dukës janë shumë të bukura.
    fatkeqësisht gazeta dita nuk po i boton më
    arben duka ishte antiberishist dhe për këtë sala donte ta vriste.
    në kohën e kovidit arben duka vdiq e pas ca kohësh i vdiq dhe çuni.

    Reply
  • Greta says:
    October 17, 2022 at 5:43 am

    Degjoni nje fakt qe verteton madheshtine e Enver Hoxhes:
    Ju kelyshet ballisto-zogiste keni 32 vjet,qe permendni TALLONIN si simbolin e deshtimit te socializmit ne Shqiperi dhe nuk pranoni se Shqiperise ne ate kohe i
    ishte bere bllokade nga e gjithe bota per ta mbytur si shtet qe nuk ishte per t’u nenvleftesuar!
    Por sot,pas fillimit te agresionit rus ndaj Ukraines,qe i solli botes mbare bllokimin e furnizimit me nafte,gas,grure,vaj etj e gjithe bota,perfshi shtetet me te fuqishme te botes kane rritur ndjeshem te gjitha cmimet,pra ne fakt(konkretisht ne Shqiperi) u vune TALLONAT!
    A nuk jane tallona kur do te blesh por nuk i ble dot?
    Pra vetem 2 shtete e bllokuan boten dhe u bene gjemen,po Enveri qe kishte te gjithe boten kunder,si arriti te zhvillonte nje shtet modetn industrialo-bujqesor,me nje mbrojtje te pathyeshme!
    Ky eshte fakti,por ju nuk doni ta pranoni se ju vrasin syte e armikut te Shqiperise qe te thoni te verteten!

    Reply
  • xy says:
    October 17, 2022 at 6:02 am

    fiks o greta.
    bile duhet të theksojmë që në amerikë vdisnin dhe vdesin përditë njerëz nga uria ndërsa në shqipërinë socialiste nuk vdiq asnjëri nga uria.
    sepse kishim ushqime pavarësisht se jo aq shum.
    se vend i vogël jemi.
    plus popullsia atëhere ishte 3 milion tani janë më pak se 2 milion.
    po të kishte kaq shumë njerëz shqipëria në 2022 më keq se në 1990 do ishte. 100% e sigurt.

    Reply
  • Mali says:
    October 17, 2022 at 7:41 am

    PIKEPYETJES BYTHEPERPJETE
    NUK DI SHQIP MORE LANET
    DUHET THEM UNE NJE LIDER
    QE LA ZOT VATAN E NDER

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 17, 2022 at 7:45 am

    Latinishtja eshte krijuar nga fjalet e shqipes kjo eshte e qarte fare. Fjalet latine jane fjale te bashkuara te shqipes ose jane gati njelloje si fjalet e shqipes.

    Keto jane disa fjale latine qe jane krijuar nga bashkimi i fjaleve te shqipes ose jane fjale te shqipes me pak ndryshime:

    mente – mendja

    pensare – pe nese – per te pare nese – mendon
    se ne latinisht nuk ka fjale qe te jete si mendja (mente) per foljen mendon por shqipja e ka

    vedere – ve re – veren, shikon

    venire – vjen

    libertas – liria

    vita – vit – jeta, fjala shqipe vit eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen jeta

    eta – jeta – mosha, fjala shqipe jeta eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen mosha

    spata – shpata

    studiare- shty dija – shtyn dijen – meson, e shtyn me tej diturine (edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane keshtu e shpjegon por pa thene se keto fjale jane shqip)

    memoria – me mor – te marresh ne kujtese – kujtesa

    venerare – ve ner – ve nder – nderon

    veneration – ve ner – ve nder – nderim

    lingua – lin gua – gjuha e lindur – gjuha, e folura

    dia – dita

    notte – nata, ose ne gegerisht i thone edhe nota

    megliore – me mire, por latinishtja e italishtja nuk e kane fare fjalen mire por shqipja e ka

    dovere – do ver – do ber – duhet bere, kjo fjale eshte shume e qarte nga shprehja shqipe do bere qe dicka duhet bere edhe asnje shpjegim tjeter nuk ka per kete fjale

    andare – and – end pas dickaje – shkon

    prendere – pre nder – merr nder – merr nder duar dicka – merr, pre ne shqip eshte preja pra dicka qe eshte marr

    membran – me mbron – te mbrosh – cipa qe mbron rreth e rrotulle

    sapere – zap – dicka qe e ke, e di – di, te dish gjera

    eruditus – e ru dit – e ruan diturine – nje njeri qe di shume edhe e ruan diturine

    comprare – kom prur – dicka eshte blere – blen

    cascada – ka shka – ka shkare – ka rene – renja e ujit

    banditore – ban dit – ban te ditur – lajmetari qe ben te ditur lajmet

    ludere – luj – luaj, te luash

    stimulus – shti mu lu – shtin mu lujt – shtin per te levizur – hosteni, edhe hosteni perdoret per te shtyre kafshet ne bujqesi

    terra – terr – e erret pra terr – toka, edhe toka eshte e erret

    Eshte shume e gjate lista e fjaleve latine sepse e gjithe gjuha latine eshte e krijuar si nje gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe afersisht ne vitet 400 p.e.s. Edhe shembulli per te krujar latinishten ishte greqishtja sepse gjuha greke eshte krijuar si gjuhe artificiale ne Athine para gjuhes latine. Latinishtja ishte vetem gjuha e qytetit te Romes edhe e fshatrave rreth Romes. Nuk ka gjuhe qe te jete vetem ne nje qytet. Edhe kjo e tregon qarte qe latinishtja eshte nje gjuhe artificiale qe u krijua nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 17, 2022 at 7:45 am

    Keto jane disa fjale te tjera latine qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe:

    pausa – pa u za – pa u zene me dicka – pa u marr me dicka – pushim, kuptimi i fjales latine pausa eshte shume i qarte ne gjuhen shqipe sepse perbehet fare qarte nga keto fjalet e shqipes

    mandare – ma nda – me nda ose me shpernda – i kalon gjera dikujt tjeter

    acqua – akull – uje, fjala shqipe akull eshte marr per ta pasur latinishtja per ujin

    apparere – a pare – asht pare – eshte pare – dicka duket

    pro, per – per, njelloj si ne shqip eshte edhe ne italisht per ose edhe ne latinisht pro qee eshte vetem pak e ndryshuar

    producere – per duk – per dukjen e dickaje – per krijimin e dickaje – prodhon

    abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes

    rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar

    semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex

    capire – kap – kupton, e kap dicka me mendje pra e kupton

    mela – molla

    liga – lidhja

    strata – shtra – shtruar – rruga, edhe rruga eshte e shtruar

    opera – o ber – osht ber – vepra

    castellum – ka shtjell – ka mbeshtjell – keshtjella, edhe keshtjella eshte e rrethuar pra e mbeshtjellur me mure

    accendere – a qe ndez – ndez dicka, edhe kjo eshte shume qarte ne shqip

    celebrare – cel e ba – cel e ba lojen – hap edhe ben lojen e ceremonise

    apertum – apur – hapur

    varianza – var – varet – varesia ose varianca, edhe varianca tregon varesine prej dickaje

    mignatta – mi njit – mi ngjit – shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjale eshte shume e qarte

    compiere – kom bere – e bere, e perfunduar – perfundon

    manum – me an – me ane – ne ane te krahut – dora

    inventarium – in vent – ne vend – numerim i gjerave ne nje vend, inventari

    piccolo – pik – i vogel, fjala pike/pika e shqipes eshte marr per te krijuar fjalen i vogel ne italisht

    abolire – a bo le – asht bo lenja e dickaje – heq, kjo fjale e ka kuptimin shume qarte ne shqip

    iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip

    iniziativa – i nis – nisja

    nobile – njo be – njohur ben – fisnik, edhe fisniket jane njerez te njohur pra aristokrate

    Ka edhe shume fjale te tjera latine qe shpjegohen me gjuhn shqipe sepse e gjithe gjuha latine eshte nje gjuhe artificiale e krijuar nga gjuha shqipe ne antikitet.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 17, 2022 at 7:46 am

    Fjale te tjera latine edhe shpjegimet me shqipen:

    venerare – ve ner – ve nder – nderon

    veneration – ve ner – ve nder – nderim

    opera – o ber – osht ber – vepra

    abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes

    iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip

    rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar

    semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex

    surdus – s’u ndi – nuk u degjon – shurdh, fjala latine surdus eshte vetem nje kopje e fjales shqipe shurdh edhe shpjegimi shurdhi – shundi – s’u ndi – nuk u degjon eshte shume i sakte per kete fjale. Ne italisht kjo fjale eshte sordo pra vetem pak me ndryshe se sa fjala latine surdus

    sempre – s’e mpre – nuk e pret – e paprere – e tere – gjithemone, edhe kuptimi i fjales gjihemone eshte nje kohe e pandare edhe shpjegimi i kesaj fjale me gjuhen shqipe eshte shume i qarte sepse jane fjalet e shqipes ato qe e perbejne kete fjale latine edhe italiane

    Ne greqisht fjala gjithemone eshte “panda” edhe shpjegohet – pa nda – e pandare – kohe e pandare pra gjithemone. Edhe fjala greke “panda” qe domethene gjithemone eshte e perbere nga fjale te gjuhes shqipe edhe ky shpjegim me shqipen eshte shume i qarte.

    domanda – do ma nda – do ma nda nje pergjjigje – pyetje

    concept – kon cept – kon qept – kon e qepur – mendime te qepura ose lidhura bashke – koncept

    securus – se kur – si gur – sigurt, ne italisht fjala latine securus eshte sicuro kurse ne dialektin venecian te italishtes eshte siguro, edhe kuptimi i kesaj fjale eshte shume i qarte ne shqip sepse shqipja e ka vet kete fjale edhe fjalet si edhe gur i ka vetem shqipja edhe krahasime me gurin pe gjera te sigurta eshte shume i arsyeshem edhe i qarte

    curia – ku ri – vendi ku rrinte udheheqja politike e Romes ne antikitet, edhe kjo fjale eshte shume e qarte ne shqip

    colonia – ko lon – ka lene – eshte lene – kolonia, edhe kolonia eshte nje vendbanim i themeluar pra nje vend qe eshte lene per t’u banuar

    allargare – a larg – asht larg – largon

    complex – kom pleks – eshte e mpleksur – e perziere, kompleks

    completare – kom plet – kom plot – eshte e plote – ploteson, edhe kjo fjale latine eshte shume e qarte qe perbehet nga keto fjalet e gjuhes shqipe

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 17, 2022 at 7:46 am

    Edhe nje fjale tjeter shume e njohur latine qe shpjegohet me gjuhen shqipe shume sakte:

    seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria

    Reply
  • ?+ says:
    October 17, 2022 at 7:48 am

    mir mir o http://www.deboliillumikari.com
    mjaft se na mërzite.
    e morëm vesh që gjuja iliropellazge ësht gjuha e parë dhe prej saj rrjedhin të tjerat.
    me pak fjal e tër historia është e manipuluar

    Reply
  • Kapterr T says:
    October 17, 2022 at 1:55 pm

    Kapterr Ethemi! Ku eshte komeni yt? Ke duhet te besojme ne kete rast? Mo

    Reply
  • ¿? says:
    October 17, 2022 at 3:28 pm

    @Mali. Je konfuz. [ak trap dhe te pelqen shume te perdoresh fjalen bythe. Te pelqen era, a si?

    Reply
  • PO , PO says:
    October 17, 2022 at 4:05 pm

    Pse more komentuesi i pare , pak here i ka renditur argumentat e tij poeti ne fjale ? ! Me sa duket , ti sot po lexon per here te pare nga krijimtaria e tij .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?