Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vasil Grillo, një jetë në gjeologji
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Vasil Grillo, një jetë në gjeologji
Kulture

Vasil Grillo, një jetë në gjeologji

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

Nga Dëfrim Shkupi

Më 10 Janar 2023 u nda nga jeta Ing.Vasil Grillo. Ai përfaqëson njeriun e mirë, specialistin e veçantë, mikun gojëmbël, prindin dhe gjyshin shembullor. Ky shkrim i vogël është një homazh i vonuar për këtë njeri të mirë që u përcoll thuajse në heshtje, por që la pas një emër shumë të respektuar midis kolegëve dhe atyre që e njohën nga afër.

Vasili kish lindur në Tiranë më 4 Tetor 1940. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, në gjirin e një familjeje të madhe me vëllain dhe motrat e tij, që ishin të lidhur ngushtë me njëri tjetrin. Në vitin 1965 mbaroi studimet në Fakultetin Gjeologji-Miniera. Mbas mbarimit të studimeve të larta, filloi punë si inxhinier gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut , për kërkim-zbulimin e mineralizimeve të bakrit (1965-1968). Duke vlerësuar punën e tij dhe rezultatet e arritura emërohet kryegjeolog i ndërmarrjes (1968-1972). Në vitin 1972 transferohet në Tiranë dhe fillon punë në ISP të Gjeologjisë dhe Minierave, ku është marrë me kërkim-zbulimin e mineraleve të çmueshëm (1972-1975). Në vitin 1975 u transferua në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, ku vazhdoi të merret me kërkim-zbulimin e mineraleve të çmueshëm (1975-1980).

- Publicitet -

Në vitin 1980 kthehet sërish në ISP të Gjeologjise, ku merret me kërkimin e polimetaleve. Rezultatet e punës së tij janë pasqyruar në raporte dhe studime shkencore, të cilat janë vlerësuar nga të gjithë kolegët e tij dhe nga këshillat shkencore të ndërmarrjeve Gjeologjike dhe të ISP të Gjeologjisë. Në vitin 1991 Vasili emërohet Drejtor i Pergjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (1991-1997). Me emërimin  e tij në këtë funksion, filloi një erë e re për Gjeologjinë shqiptare. Fillimisht Vasili organizoi një delegacion për të kontaktuar Institucionet Gjeologjike të Hungarisë dhe Austrisë. Këto kontakte u bënë baza e fillimit të një bashkëpunimi të frytshëm, në projekte të përbashkëta dhe në specializimin e specialistëve të veçantë në disiplina të ndryshme të Gjeologjisë. Vasili ka meriten e aderimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar në Forumin e Shërbimeve Gjeologjike Europiane dhe të Nismës së Europës Qendrore, ku ka përfaqësuar me dinjitet Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Vasili ka shkruar një sërë artikujsh shkencorë dhe ka mbajtur disa referate në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqiperisë. Ai nuk do të harrohet kurrë për kontributet që ka dhënë në shërbim të vendit të tij, për mirësinë dhe njerëzillëkun e tij. Vasili kishte një familje model  dhe mbresëlënëse. Më kujtohet një episod kur ishim për vizitë në shtëpinë e tij, bashkë me ish zv.Drejtorin e Institutit të Gjeologjisë së Vjenës (Austri) Dr. W. Janoschek . Janoscheku u impresionua nga inteligjenca e vajzave të Vasilit (në atë kohë gjimnaziste) dhe me tha: Në Shqipëri po rritet një brez inteligjent dhe Shqipëria do të bëhet.

Prandaj e them me dhimbje se me ndrajen nga jeta të Vasilit, familja humbi njeriun e saj më të dashur, ndërsa kolegët e tij, mikun e mirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?