Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e turistëve rusë në hotel, Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet. Moska nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e turistëve rusë në hotel, Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet. Moska nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive
KronikeKryesore

Vdekja e turistëve rusë në hotel, Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet. Moska nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Mësohet se pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.

- Publicitet -

Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë.

Sipas aktekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore, të administruar nga Prokuroria rezulton se ata ndërruan jetë nga asfiksia nga dioksidi i karbonit.

Sergei Burenkov,  rezulton se në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Një prej recepsionistëve të hotelit ishte dëshmitari i parë i skenës tronditëse dhe gjeti të pajetë turistët rusë. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk m’u përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pashë të katër, nuk m’u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?