Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e 45-vjeçares nga korrenti në dush/ Inxhinieri elektrik bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e 45-vjeçares nga korrenti në dush/ Inxhinieri elektrik bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët
AktualitetKronike

Vdekja e 45-vjeçares nga korrenti në dush/ Inxhinieri elektrik bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Duke marrë shkasë nga ngjarja e trishtë ku drejtoresha Ornela Gjeçi ka ndërruar për shkak të kontaktit me energjinë elektrike teksa po bënte dush, inxhineri elektrik Azmer Duleviç ka apeluar qytetarët të kenë kujdes.

Ai u shpreh se çdo qytetar duhet të shohin nëse janë të pajisur me instalime mbrojtëse që në gjuhë teknike quhen ‘salvavitta’.

“Nuk është për herë të parë dhe ne duhet të marrim masa. Kjo vjen nga mungesa e kushteve teknike pra mbrojtjese. Shumica e banesave fatkeqësisht nuk kanë pajisje mbrojtje dhe qytetarët as nuk e dinë që duhet t’i kenë.

- Publicitet -

Pra nuk kanë “salva vitta” që është kjo pajisje që mbron kur preket rryma me ujin. Duet ta ketë butonin 5, nëse nuk e ka nuk jemi të mbrojtur. Shumë ndërtesa, pallate dhe ndërtesa të reja nuk i kanë bërë standardet elektrike sipas normave që duhet. Duhet të shohin banesat e tyre a i kanë këto. Për të qenë i siguruar duhet të jetë kjo pajisje por jo vetëm.”- tha ai.

Inxhinieri ngriti shqetësimin se edhe punonjësit janë të pakualifikuar.

‘Kemi punonjës të pakualifikuar, që kanë zanat me të vjedhur. Duhen njerëz të aftë për këto punë dhe prandaj jemi në këto situate. Duhet të ketë kualifikim të këtyre gjërave. Vendet fqinje kanë shumë vite që s’i kanë këto probleme.’- vijoi ai.

Më tej, ai këshilloi të gjithë qytetarët që është më mirë që të fiket automati gjatë kohës kur laheni, kështu do të jeni 100% të sigurt.

‘Unë kam një këshillë. Kur jeni duke bërë dush ta fikni ose të hiqni spinën nga priza. Duhet të identifikohet automati sepse bojleri ka peshën elektrike më të madhe. T’i mund ta heqësh spinën nga priza por uleni automatin që të jeni të mbrojtur 100%.’- përfundoi ai.

Teksa po lahej në dush, drejtoresha Ornela Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Ajo humbi jetën në banesën e prindërve të saj në Maminas, ku jetonte me bashkëshortin edhe fëmijën e tyre të vetëm. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Ornela Gjeçi jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.

Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore
  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë

Komentet e Fundit

  1. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. Jimi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. Bota njesoj eshte on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  4. thirri mendjes o rrote on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. 1 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?