Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në gushtin e vitit 2022.
Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një tjetër punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve. Personi në fjalë, ende i paidentifikuar me emër, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.
Punonjësi i kazinosë ka pasur kontakte të vazhdueshme me 21-vjeçaren nga Kenia, madje disa herë e ka shoqëruar në hotele, por vlen të theksohet se në natën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai ka qenë në punë.
“Ai deklaron se më 12.8.2022 ku Xhoi u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në 8 të mëngjesit dhe në datë 13 ka qenë në punë turni i tretë. Ai thotë se gjatë kohës që punonte, e ka shoqëruar vajzën disa herë në hostelet ku qëndronte. Sipas tij ajo udhëtonte me biçikletë dhe kohët e fundit kishte blerë një skuter. I pyetur se çfarë marrëdhënie kishte pasur ai ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege. Por më pas pretendon se e ka përcjellë disa herë me kërkesën e tij. Në një moment thotë ai unë kam shkuar jo vetëm tek hosteli në Ali Dem, por edhe tek resorti ku u gjet e dhunuar. Një herë e kam shoqëruar, thotë ai, më kujtohet që më kërkoi që të ngjitesha te dhoma e saj. Aty kemi qëndruar, kemi pirë cigare për 20 min dhe më pas unë jam larguar. Ajo ishte një personazh shumë miqësor dhe nuk e kisha parë që të konsumonte lëndë narkotike. Pasi është gjetur e dhunuar unë kam dhënë gjak në spitalin e Traumës”, raporton BW.
Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino. Në trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira. Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.
Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022.
22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë.
j.l./ dita
