Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e 32-vjeçarit, Rama: Thonë “Policia e vrau”, duan ta lidhin çështjen me Klodian Rashën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vdekja e 32-vjeçarit, Rama: Thonë “Policia e vrau”, duan ta lidhin çështjen me Klodian Rashën
KryesorePolitike

Vdekja e 32-vjeçarit, Rama: Thonë “Policia e vrau”, duan ta lidhin çështjen me Klodian Rashën

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, ai u shpreh se ka që ditën e djeshme që përflitet se i riu është vrarë nga Qeveria dhe nga shteti.

Më tej, ai shton se opozita kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës, duke tentuar që t’i nxjerrë njerëzit në rrugë.

Rama deklaron se çështja për Kurtin është duke u ndjekur nga autoritetet përkatëse madje shton se për këtë janë pezulluar tre policë.

- Publicitet -

“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe seriozë policia ka pezulluar personat që mos jenë të përfshirë në asnjë proces. Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh  janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizorëve. Në ato ekrane ku ju e shikoni,  Megjithëse flasim për një regjim që kontrollin gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre.

Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin rrugëve. Pasi në mëngjes dalin e vrau e vrau policia, del pasdite një deputet dhe tregon si regjimi i prish biznesin”, tha Rama nga Elbasani.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por ka vrapuar.

Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur dy qese me lëndë narkotike.

Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Toni says:
    October 21, 2022 at 11:52 am

    Nuk rri pa lehur drogaxhiu.Mbylle halen o karagjoz,hapi rrugë Drejtorit të Policisë e Ministrit të Brëndëshëm për këto probleme.

    Reply
  • edi says:
    October 21, 2022 at 12:08 pm

    Si eshte e mundur qe sipas policise dhe eksperizes mjeko ligjore(edhe kjo nese eshte e vertete)u gjend ne stomak (dhe kjo e çare ne mes) nje qese ku dyshohetse mund te kete gelltitur dozen e droges ,megjithese plasmasi nuk çahet duke u gelltitur,nje qese ndersa per Rameen u bene dy.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 21, 2022 at 3:33 pm

    JA cau doktori mediko ligjor pa dashje kur po i hapte stomakun. Megjithese personi kish ardhur i vdekur.
    Jo, nje, po dy thote Ramuti, Ndoshta e care ka qene hapesira midis dy qeskave,..
    Hajde, merru me keta qelbesira. Jane kriminele te ndyre. Te vrasin dhe te bejne dhe fajesojne viktimen.
    Rasha me kete ka lidhje sepse eshte i njejti skenar. NJe i vrare me plumb, tjetri i shqepur ne dru
    Ky nuk eshte shteti i fukarenjve , po xhelati i fukarenjve
    Dhe vene e votojne..copa idiotesh

    Reply
  • mirel says:
    October 25, 2022 at 2:30 pm

    Zagaret shqupisa ndyresira trushplare te Salikadavres qe ushqehen me kufoma le te lehin, drejtesia do te bej punen e saj dhe secili do te mar ate qe meriton ne baze te ligjit.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 25, 2022 at 2:34 pm

    Ti kurve e Dules ndalu pak. I mbarove kockat greke neper varre?

    Reply
  • mirel says:
    October 25, 2022 at 6:46 pm

    Aldrin kurve e Bathores, fol per temen e mos u mer me individin…per me teper duhet te respektosh mendimin ndryshe dhe faktin qe une kam vendosur te mos debatoj me debilat perfshire ketu edhe kryedebilat delirante shqupisa ndyresira trushplare te Salikadavres.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?