Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e Navalnyt, Rama: Qëndroj me Biden dhe aleatët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e Navalnyt, Rama: Qëndroj me Biden dhe aleatët
AktualitetPolitike

Vdekja e Navalnyt, Rama: Qëndroj me Biden dhe aleatët

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navanly i cili mbahej i arrestuar që prej vitit 2021 dhe ishte dënuar me 19 vite burg.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Rama shprehet se i bashkohet qëndrimit të presidentit amerikan Joe Biden sa i takon nderimit të Navanly dhe marrjes së masave ndëshkuese ndaj Rusisë. Sipas kreut të ekzekutivit, vdekja e liderit kryesor të opozitës ruse dhe kundështarit më të madh të Vladimir Putin, thekson rëndësinë e vendosmërisë së aleatëve të NATO-s.

Rama shkruan më tej se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatët në forcimin e aftësive mbrojtëse dhe riorganizimin e industrisë ushtarake.

- Publicitet -

“Unë qëndroj me Presidentin Biden dhe liderë të tjerë aleatë për të nderuar sakrificën përfundimtare të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë e mbajtjes së parimeve të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, ne nuk duhet të hezitojmë të shkojmë më shumë. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”– u shpreh Rama.

Më herët, ndër politikanët shqiptarë që reaguan për vdekjen e Navanly ishin edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit shkroi në rrjetin social ‘X’ se vdekja e liderit të opozitës në Rusi tregon një vendosmëri të Moskës zyrtare për të eleminuar këdo që del kundër regjimit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden si shumë liderë të tjerë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për Rusinë.

b.m/dita

I stand with President Biden and other allied leaders in paying tribute to Alexei Navalny's ultimate sacrifice. This tragedy underscores the importance of unity and allied determination. The Munich Security Conference is an opportune moment to highlight the significance of… pic.twitter.com/yA7iDBkevF

— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2024

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Marjana Koçeku ftohet në Parlamentin Europian për protestat e Tiranës
  • Planet për një samit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në dyshim
  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?