Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e të paraburgosurit, KShH ngre alarmin për mungesën e kujdesit shëndetësor në burgje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e të paraburgosurit, KShH ngre alarmin për mungesën e kujdesit shëndetësor në burgje
AktualitetKronike

Vdekja e të paraburgosurit, KShH ngre alarmin për mungesën e kujdesit shëndetësor në burgje

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

41-vjeçari Bledi Panajoti, i cili ishte arrestuar për vjedhje të një çante të një gruaje, ka ndërruar jetë në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 20 mars të këtij viti.

Vdekja Panajotit ka nxjerrë në pah mungesën e kujdesit shëndetësor dhe mungesën e masave për garantimin e jetës së të paraburgosurve.

Një mision monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka zbardhur një zinxhir fatal neglizhence mjekësore dhe institucionale. Sipas KShH, i ndaluari nuk ishte thjesht një person nën hetim, por një pacient me nevoja urgjente që nuk mori kujdes.

- Publicitet -

Monitorimi gjeti se që në momentet e para të hyrjes në dhomat e sigurisë, Panajoti njoftoi situatën e tij shëndetësore. Sipas gjetjeve të KShH-së, në proces-verbalin e datës 19 mars, ora 00:55, i ndaluari ka deklaruar: “Nuk kam probleme me policinë. Kam probleme shëndetësore. Jam me diabet, ku përdor insulinë. Jam me Hepatit tip C. Jam përdorues i lëndëve narkotike dhe tuberkuloz.”

Vetëm një orë më pas, gjendja e tij u rëndua duke e detyruar policinë ta dërgonte në QSUT. Mjekët e spitalit, sipas dokumentacionit të cituar nga KShH, rekomanduan specifikisht: “Rekomandohet të ndiqet nga toksikologu, endokrinologu dhe psikiatri,” si dhe rishikimin e skemës së mjekimit të diabetit.

Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjeti pas monitorimit se rekomandimet nuk u morën parasysh dhe masa e vetme qe vendosja e një polici pranë të paraburgosurit për të monitoruar situatën nga jashtë. “KShH vëren se pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endokrinolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë”, thuhet në raportin e bërë publik.

Në vend të kësaj, mjeku i bllokut siç gjeti monitorimi konstatoi thjesht se pacienti ishte “i axhituar”. Në orën 05:48 të datës 20 mars, Bledi Panajoti u gjet i pajetë, pa puls dhe pa frymëmarrje. Punonjësi i policisë që e ruante nuk kuptoi asgjë. Më herët ai kishte mbajtur shënim se i paraburgosuri po flinte dhe po gërhiste.

Duke analizuar ngjarjen, KShH vë në dukje dështimet e sistemit të paraburgimit në Tiranë. Në deklaratën e saj, organizata thotë se “konstaton me shqetësim se shërbimi shëndetësor në këtë strukturë nuk është i garantuar në mënyrë të pandërprerë 24 orë, ndërkohë që mungesa e burimeve njerëzore cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e personave të privuar nga liria.”

Për më tepër, KShH denoncon faktin se problematikat e personave me varësi mbeten të pazgjidhura. “Gjithashtu, rezulton se problematika të lidhura me trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike, përfshirë mungesën e metadonit dhe mosfunksionimin e mekanizmave të bashkëpunimit institucional për sigurimin e tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura për shtetasit e akomoduar në këto dhoma sigurie”, thuhet në deklaratë. Kjo situatë sipas KShH, është e përsëritur, duke kujtuar humbjet e jetëve të shtetasve D.G. një vit më parë dhe J.R., të cilët kishin profile të ngjashme shëndetësore.

Në deklaratë pas monitorimit KShH i kujton Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë se, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, “shteti ka detyrime pozitive për të garantuar jetën e personave që mbahen në kushtet e kufizimit të lirisë, duke përfshirë detyrimin për të siguruar kujdes shëndetësor adekuat.”

KShH ka kërkuar një hetim të plotë e transparent për ngjarjen dhe sigurimin e mjekëve 24 orë në dhomat e sigurisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?