Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
AnalizaBote

Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Maricarmen Abascal, gruaja që u kthye në simbol të protestave për të drejtën e strehimit në Spanjë, pasi u dëbua nga banesa ku kishte jetuar për 70 vjet.

Abascal jetonte në një apartament në Madrid dhe për vite me radhë ishte përballur me një betejë ligjore për të mos humbur shtëpinë e saj. Pronarët kërkonin t’ia rrisnin qiranë nga 500 euro në më shumë se 2 mijë euro në muaj.

Më 23 shtator, pavarësisht gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, dëbimi u krye. Pas largimit nga banesa, 87-vjeçarja u shtrua në spital, ku qëndroi deri në ditët e fundit të jetës.

- Publicitet -

Rasti i saj shkaktoi reagime të forta në të gjithë Spanjën. Fillimisht qindra dhe më pas mijëra njerëz u mblodhën me çadra në Puerta del Sol, një nga sheshet kryesore të Madridit, duke kërkuar masa më të forta për mbrojtjen e qiramarrësve dhe të drejtën për një banesë.

Presioni i protestave çoi edhe në miratimin e dy masave nga qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez, që synonin të ndalonin dëbimet për personat më të pambrojtur dhe të zgjasnin me dy vjet kontratat e qirasë që ishin drejt përfundimit. Këto masa u njohën si “dekretet Maricarmen”, në nder të 87-vjeçares që u bë simbol i krizës së strehimit.

Sindikata e Qiramarrësve, e cila e kishte mbështetur Abascal gjatë betejës së saj ligjore, njoftoi vdekjen e saj përmes rrjeteve sociale.

“Na dhemb të njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Maricarmen”, thuhej në mesazhin e sindikatës. Sipas saj, edhe pse më vonë u arrit një marrëveshje që do t’i mundësonte gruas të kthehej në shtëpinë e saj, zgjidhja erdhi shumë vonë.

Sindikata e cilësoi dëbimin e 87-vjeçares si një situatë që mund të ishte shmangur, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë ligjore.

Ndërkohë, sindikatat kryesore të punëtorëve në Spanjë kanë thirrur një grevë të përgjithshme më 11 nëntor. Në qendër të protestës janë kërkesat për të drejtën e strehimit dhe për paga më të mira.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • PANO HALLKO says:
    October 7, 2026 at 11:28 pm

    PO VDIQ, E NUK NGORDHI.

    Reply
  • demo says:
    October 8, 2026 at 3:59 am

    Vazhdo Rame,betono lulishte,Ato pak parqe te mbetur,se do ja shohesh hajrin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?