Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vegël e Ballës”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Non grata të rëndon në shpatulla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Vegël e Ballës”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Non grata të rëndon në shpatulla
AktualitetPolitike

“Vegël e Ballës”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Non grata të rëndon në shpatulla

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajti atë vegël të Taulant Ballës.

Me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj shkruan se gjuha dhe helmi i Berishës së tanishme nuk e bën atë të ndryshëm nga Berisha që ka pas bërë marrëveshje me Fatos Nanon.

Po ashtu Alibeaj ka shkruaj se ai ka vetëm një kusht, non grata që i rëndon Berishës në shpatulla.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non’.

1/3. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.

— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) July 8, 2022

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj është kthyer në një lolo të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Alibeajt nuk i kushton më rëndësi as kryeministri Edi Rama dhe e ka hedhur në duart e Ballës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • XXXL says:
    July 8, 2022 at 5:59 pm

    Qe je vegel e Balles je, se Rama per ty se rruan, por po te telendisin dhe po te keqperdorin o i keqperdoruri, Aliskllavi.

    Reply
    • asnjeansi says:
      July 9, 2022 at 8:21 am

      XXXL , cfare te beje Alibeaj dhe plot deputete te tjere sipas teje , te kalojne me “non graten” ? Cfare perspektive mund te kesh me Sali Berishen ? Kurre Berisha nuk ka me teper se 20 per qind vota dhe ai e di mire kete , por ka hallin e ” non grata” , qe e ka damke te perjeteshme . Ku e shpije mushka Berishen dhe ndjeksit e tij ? Ai nuk takon dot nje ambasador , qofte ky edhe afrikan , ka bllokade te perboteshme . Tjeter , more XXXL , ku e shikon ti , qe Alibeaj na qenka vegel e Edi Rames , apo Balles , ka mundesi te na japesh ndonje shembull , apo se keshtu thote Saliu ? Se Saliu , per cdo kundershtar do te shpife nofka e epitete (Lulezim brava , pengu , etj.) O Zot , sa i neveritshem qe eshte …. Habitem , po c’jane ato turma gjysem te cmendurish qe i shkojne nga mbrapa nje plaku antipatik 80 vjecar , i shtremberuar , qe mban fjalime me fjale pa asnje lidhje e asnje kuptim , qe i ka llomotitur qe ne 1990-ten , te njejtat thote edhe me 2022 . Pale , po na i rrembeka edhe flamurin kombetar e na i valvit ne tribune , patriot i madh Saliu , mashtruesi ordiner . Me ate fjalor prej psikopati , plot urrejtje e armiqesi …. Nuk di c’ te them tjeter , turpi ju mbulofte te gjithe te marreve , qe ndjekin nje krye te marrosur .

      Reply
    • patrioti says:
      July 9, 2022 at 8:30 am

      XXXL hajvani , Rama nuk e ruan as per Alibeajn , e sidomos nuk e ruan per Berishen , po eshte per te arrdhur keq , kur turma delinkuentsh , rrugacesh , ish police e ish doganiere , sidomos maloke i shkojne nga prapa ketij njeriu te pa deshirueshem per te gjitha vendet demokratike . Me vjen keq te pranoj , qe populli im ka akoma , kete grade kaq te ulet kulture e intelekti .

      Reply
  • Hasan Spahiu. says:
    July 9, 2022 at 4:10 pm

    Ja keni pare veglen Balles,qe ju duket si Alibeu?Sic duket ,ai qe e Ka thene ia paska pare mire,madje Edhe ja Ka provurar.Ky Alibeu eshte pa bereqet fare,e per rrjedhoje Edhe “vegla e Balles”duhet te jete pa bereqet.Kete mund ta thote vetem ai qe e Ka provurar.

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 9, 2022 at 6:04 pm

    Per ata qe kuptojnë, diten e protestes,Perëndimi i dha nje lajm shume te keq Saliut.Franca qe ai e mendonte si mbeshtetesen ne nje fare menyre per te i deklaroi se mos shpresonte se do i lehtesonte poziten,pamvaresisht sherbimeve qe mund ti kete bere.Saliu e kupton sa e rende ishte per te.

    Reply
  • Altini says:
    July 11, 2022 at 9:47 am

    PD me Salen ne krye eshte sie makina pa motorr. Eshte turp qe nje Politikan flet gjuhen ofenduse dhe te rruges siç bene Z. Berisha. Alibeja eshte nje qytetar shqiptar dhe ka Reputacion dhe duhet respektuar.

    Kurr ne bot sja jap Voten Z. Berishe dhe klanit te tij famkeq sa te jem gjalle. Z.Berishe shkaterrove vendin, e ktheve ate 50 Vite pas. Shkaterrove uzinat, Ndermarrjet, krijove Oligerke, ndave pronat si te donte qejfi, shkaterrove Qytetarine shqiptare, varferove fshatrat e shum e shum te tjera.

    Si pretendon Ju mor i gjore te rimbekembesh shqiperine, kush júa beson Juve nje gje te tille ??
    Shqiptarer e dine mire se kush jeni Ju. Turp per ata Intelektual qe ju mbeshtesin Ju (por dihet se kane pasur favore kur keni qene Ju ne pushtet). Hapet Universitete Fantazma dhe shitet diplloma Master dhe Doktoratura.
    Ja une jam nje qe kam studiuar nje Gjermani dhe kur erdha ne shqiperi per te konkuruar per pune nuk perballesha dot me konkurencen Shqiptare se kishin nga 3 apo kater Diplloma Universitetesh, Doktoraturash e shume gjera te tjera te blera. Turp……..!! . Si ka mundesi, qe ne kohen t´uaj Z.Berishë dolen kaq shume te pa afte me 3 Diplloma. Ju e keni rriepur kete popull me shume se çdokush tjeter, e prandaj hiqni dore nga fyerjet dhe talljet qe u beni Z. Alibeaj apo Z.Bardhi apo cokush tjetri qoft i PD apo PS. Lere politiken dhe shijo pleqerin Z. Berisha dhe liroje PD nga mezyllja qe i keni krijuar qe prej 30 Vitesh.

    Me Respek.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?