Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 31 vjetori i FRESSH, Veliaj: Të rinjtë e PS nuk djegin selinë e partisë së vet, as u nxefen telefonat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > 31 vjetori i FRESSH, Veliaj: Të rinjtë e PS nuk djegin selinë e partisë së vet, as u nxefen telefonat
KryesorePolitike

31 vjetori i FRESSH, Veliaj: Të rinjtë e PS nuk djegin selinë e partisë së vet, as u nxefen telefonat

Published: January 15, 2023
Shpërndaje

 

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremtoi sot 31-vjetorin e themelimit, me një takim ku ishin mbledhur të rinjve pjesë e strukturës rinore të Partisë Socialiste dhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj duke uruar ditëlindjen e FRESSH, tha se e ardhmja e familjes së madhe të socialistëve është pikërisht ky Forumi Rinor.

- Publicitet -

“Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që themeluan FRESSH-in 31 vite më parë, por jam super mirënjohës për ata që ndoshta 31 vite më parë nuk kishin lindur akoma, por sot janë pjesë e kësaj energjie të bukur”, – u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet nga çunat e gocat e FRESSH-it.

“Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk i kemi aktivistët e rinisë për të djegur selinë e partisë së tyre. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë. Nuk vuajnë nga komplekse të tilla dhe nuk janë aty si sfond për udhëheqësit. Janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se angazhimi i PS-së në Qarkun e Tiranës është të kandidojë të rinj në çdo Këshill Bashkiak. Veliaj tha se, pas 4 muajsh, PS-ja do të gdhihet fitimtare në secilën prej bashkive të qarkut më të madh në vend.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vetmia e pushtetit dhe arratisja nga realiteti
  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para

Komentet e Fundit

  1. Vila31 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  3. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  4. NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Emigrant 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?