Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “Askush nuk do lejohet të zaptojë shkolla, kopshte, çerdhe e konvikte! Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, por të marrim vendimet e drejta”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj: “Askush nuk do lejohet të zaptojë shkolla, kopshte, çerdhe e konvikte! Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, por të marrim vendimet e drejta”
Shoqëri

Veliaj: “Askush nuk do lejohet të zaptojë shkolla, kopshte, çerdhe e konvikte! Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, por të marrim vendimet e drejta”

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pas rindërtimit të konvikteve qe ishin zaptuar prej vitesh në kryeqytet, do të vihen vetëm në funksion të studentëve. Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës ka qenë më solidarja, por nuk do të lejojë më zaptime as të konvikteve, as të shkollave, kopshteve apo çerdheve, të cilat do të jenë vetëm në funksion të fëmijëve.

“Disa qytetarë më thonë: Kryetar, të futemi tani aty ku kemi qenë më përpara, se mbaroi godina e re? U them me shumë dashamirësi: Kjo bashki ka qenë bashkia më solidare në historinë 103-vjeçare si kryeqytet, ka dhënë një pafundësi fondesh për strehim social, kredi të buta, banesa sociale, bonus qiraje, por në 2023-shin të rikthehesh prapë të pushtosh konvikte, të pushtosh kopshte, shkolla, çerdhe, sikur nuk shkon. Ndaj, thirrja ime për të gjithë banorët është: Ne rizaptim të Universitetit Bujqësor, ku sa i mbaruam konviktet, nuk do lejojmë. Konviktet janë për studentët, kopshtet për kalamajtë, shkollat janë për nxënësit, çerdhet janë për bebushat. Për të rriturit kemi bonus qiraje, ta paguan bashkia qiranë nëse nuk ke mundësi, të japim një kredi të butë, të japim banesë sociale, por jo më zaptim”, u shpreh ai.

“Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, as t’i shtyjmë vendimet meqë është fushata, – tha Veliaj, – çfarë është vendim i drejtë do bëhet tani”.

- Publicitet -

Ai përmendi edhe hapësira të zaptuara nga privatë për lokale brenda shkollave e madje edhe kopshteve, të cilat tha kryebashkiaku, me ndërtimin e godinave të reja, nuk do lejohen më të ushtrojnë aktivitet brenda perimetrit të institucioneve publike.

“Është vendim i drejtë që kopshti te “Myslym Shyri” të çlirohet dhe do çlirohet javën tjetër, se do fillojnë punimet per kopshtin e ri. Isha tek shkolla në Vaqarr – m’u në derë të shkollës, kishin bere lokal. 30 vjet i re qylit me lokal. Tani po bëhet shkolla e re. S’mund të rrijë çibani në oborr të shkollës, m’u në derë. Është prishur sot. Ne duhet t’u shërbejmë të gjithëve. Kur u shërben njerëzve, ka edhe disa që nuk të pëlqejnë. Jam i sigurt, ai i lokalit në Vaqarr as nuk na pëlqen, por për 1000 familje që çojnë fëmijët në një shkollë të re, ku më në fund çlirohet dera, fiton hapësirë dhe frymëmarrje – kalamajtë s’duhet të futen në lokal për të shkuar në shkollë – do e vlerësojnë. Për sa kohë u shërbejmë të gjithëve, nuk duhet të shqetësohemi edhe nëse nuk na pëlqejnë të gjithë,” theksoi kreu i Bashkisë.

Deklaratat kryebashkiaku i bëri gjatë një ceremonie vlerësimi për punonjësit më të vjetër të Bashkisë së Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  • Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së

Komentet e Fundit

  1. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  2. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  3. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. K R on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. demo on Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?