Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Dukagjin Lipa inspektojnë përgatitjet e fundit për “Sunny Hill Festival”: “Tirana destinacion i artit dhe i kulturës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Veliaj dhe Dukagjin Lipa inspektojnë përgatitjet e fundit për “Sunny Hill Festival”: “Tirana destinacion i artit dhe i kulturës”
Kulture

Veliaj dhe Dukagjin Lipa inspektojnë përgatitjet e fundit për “Sunny Hill Festival”: “Tirana destinacion i artit dhe i kulturës”

Published: August 26, 2022
Shpërndaje
Lista e fotove 1/5

Gjithçka gati për tre netë magjike të “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Në nisje të festivalit të shumëpritur, Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj dhe organizatori Dukagjin Lipa, inspektuan detajet e fundit të përgatitjeve së një prej festivaleve më të mëdhenj që janë zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë, i cili zgjat tre ditë.

Bashkë me ekipin e vullnetarëve që do të kontribuojnë për mbarëvajtjen e këtij eventi, Veliaj theksoi se kjo është një javë fantastike për Tiranën. “Kjo ka qenë një javë fantastike për Tiranën. Gjysma e parë e javës u fokusua te sporti, me fitoret e Luiza Gegës dhe Florian Markut. Tani e marrin stafetën artistët shqiptarë. Kush ka vizituar Liqenin e Tiranës s’ka për të besuar se ky vend është transformuar në kaq pak ditë dhe në kaq pak orë. Tani jemi në punët e fundit, është përgatitur hapësira e skenës së madhe, ndërkohë tek fusha e balonave, siç e mbajmë mend ne nga Tirana e vjetër, kur luanim me balona, është pjesa e child-zone”, tha Veliaj.

Dyert hapen që në orën 15:00, ndërkohë janë marrë masa në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake dhe atë të Shtetit, për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe garantimin e sigurisë. Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e automjeteve. “Në dallim nga Gërmia, ku ndoshta duhet të vish me makinë, kush jeton në Tiranë të mos vijë me makinë! T’i ruajmë vendet e parkimit për ata që do vijnë nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe nga vende të tjera”, nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Ndërkaq, Veliaj dha një tjetër lajm të mirë. Pjesa e Liqenit Artificial që do të mikpresë festivalin “Sunny Hill Festival”, do të shërbejë edhe si një hapësirë e përhershme për festivale të ngjashme. “Unë besoj se ne do kemi një histori suksesi që fillon sot dhe do vazhdojë për vite të tëra me “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Besoj shumë që të gjithë ata që do të vijnë nga qytete të tjera, do ta shohin Tiranën edhe si një destinacion, në këtë vit që është Kryeqyteti Europian i Rinisë, edhe si destinacion i artit dhe kulturës. Ëndrra që kemi me Dukagjinin është që këtë ta kthejmë në një hapësirë permanente të festivalit, e dedikuar vetëm për aktivitete të tilla”, theksoi Veliaj.

Organizatori i “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa siguro tre netë fantastike, ku do të performojnë këngëtarët më të mirë të momentit. “Është kënaqësi të jesh në Tiranë, është kënaqësi të shohësh të rinjtë e Tiranës dhe Prishtinës. Po shpresojmë se të rinjtë tanë do kalojnë 3 ditë fantastike në Tiranë, edhe kjo do të kthehet me shpresë në një event i cili do të përsëritet. Jemi në një vend është shumë unik, shumë i veçantë për të pasur një festival të tillë. Ky është viti i parë në Tiranë, por shpresojmë se do kalojë shumë mirë. Kemi disa prej artistëve më në zë të momentit në zhanërat e tyre në Europë”, tha Lipa.

Për të shmangur radhët e gjata për blerjen e pijeve apo të ushqimeve, organizatorët kanë menduar disa risi, duke eliminuar pagesat cash. “Pjesa e konsumit funksionon cashless, do të thotë nuk përdorim cash në Festival. Kemi bërë “Sunny Hill Festival” aplikacion që download-et, merret një QR code me emër mbiemër, mbushet përmes bankës dhe mundesh të paguash shpejt”, sqaron Dukagjin Lipa.

Ndërkohë, ditën e sotme do të performojnë Fedez, Action Bronson, Capital T, Dafina Zeqiri etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?