Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Krifca: Me lagjet e reja në Baldushk, Zall Herr dhe Pezë, mbyllim me sukses rindërtimin në zonat rurale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj dhe Krifca: Me lagjet e reja në Baldushk, Zall Herr dhe Pezë, mbyllim me sukses rindërtimin në zonat rurale
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca: Me lagjet e reja në Baldushk, Zall Herr dhe Pezë, mbyllim me sukses rindërtimin në zonat rurale

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

Muaji shtator do t’i gjejë 28 familjet e prekura nga tërmeti në Baldushk në shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara në një lagje të urbanizuar dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan disa nga banesat individuale në lagjen e re dhe u shprehën se edhe në Baldushk, ashtu si në Pezë dhe Zall Herr, është bërë një punë e shkëlqyer për familjet e prekura.

Veliaj tha se me përfundimin e këtyre tre lagjeve të reja, përmbyllet procesi i rindërtimit në zonat rurale të Tiranës.

“Afrimi në aksin kryesor të rrugës, mbledhja në komunitet, bashkëjetesa, të qenurit pranë shkollës dhe qendrës shëndetësore, hap një kapitull të ri për fëmijët që do të jetojnë në këto shtëpi. Secila prej familjeve që do të zhvendoset në këto banesa, do ta mbajë tokën dhe bagëtinë atje ku e ka. Jemi gati të hapim edhe lagjet e reja në Zall Herr dhe në Pezë. Me mbylljen e këtyre tre lagjeve, ne përfundojmë njëherë e mirë rindërtimin në zonën rurale”, sqaroi ai.

- Publicitet -

Kryebashkiaku shtoi se ndërtimi i tregut agro-ushqimor në Farkë, ndihmon jo vetëm ekonominë e familjeve këtu, por kontribuon në uljen e çmimeve për konsumatorin. Sipas tij, ky treg mundëson eleminimin e ndërmjetësit privat, i cili ndikonte në rritjen e çmimit si për prodhuesit, edhe për konsumuesit.

Ndërkaq, Veliaj tha se solidariteti dhe mbështetja që qeveria ka treguar për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë tërmetit dhe pandemisë, por edhe për çmimin e energjisë, tregon një sjellje evropiane.

“Teksa kryeministri na solli lajmin e mirë të hapjes së negociatave, besoj se e kemi treguar një sjellje europiane ende pa qenë anëtarë të BE-së; atë të solidaritetit, të mënyrës se si shteti i gjendet atij që ka nevojë. Këto i kemi treguar edhe pa plotësuar letrat e anëtarësimit. Nëse vazhdojmë të sillemi si europianë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” u shpreh ai.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur, i cili vjen pas një pune kolosale. Krifca deklaroi se familjet që do të vendosen në këtë lagje të re, do të jenë shumë pranë tregut të ri agro-ushqimor, ku mund të tregtojnë produktet e tyre bujqësore nga tokat e tyre.

“Më vjen shumë mirë që jemi këtu për të materializuar një premtim të mbajtur nga Kryeministri dhe të jetësuara nga Bashkia e Tiranës, ku 28 familje do të plotësojnë këtë komunitet të ri, pas një pune kolosale e cila flet vet. Këto familje do të jenë afër tregut të ri agro-ushqimor, i cili po ndërtohet në Farkë, ku do të kenë mundësi t’i shesin aty prodhimet e tyre”, nënvizoi Krifca.

Krahas ndërtesave individuale, në lagjen e re në Baldushk janë ndërtuar 28 shtëpi banimi, plotësuar me infrastrukturën publike, si ajo rrugore, me trotuare, parkime për rezidentet, si dhe gjelbërim.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • resorti says:
    July 20, 2022 at 3:15 pm

    Ka harruar Qefaline dhe ka marre Krifcen me vete kryebashkiaku? Pse?
    Per ti bere karshillek Braces?
    Cdo qeveritari ia ngre vleren puna e tij dhe jo daljet banale ne tv.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?