Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “E duam Këshillin Bashkiak për të bashkëpunuar me Qeverinë për punët e mira, siç kemi bërë deri sot”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj: “E duam Këshillin Bashkiak për të bashkëpunuar me Qeverinë për punët e mira, siç kemi bërë deri sot”
Shoqëri

Veliaj: “E duam Këshillin Bashkiak për të bashkëpunuar me Qeverinë për punët e mira, siç kemi bërë deri sot”

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia është një instrument që shërben për të bashkëpunuar me Qeverinë për vijimin e projekteve dhe punëve të mira për kryeqytetin.

Ai tha se bashkia nuk është instrument për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njëri-tjetrin, siç duan ta kthejë opozita.

“Një pjesë e politikës, sidomos ata që kemi përballë, thonë na e jepni votën që ta përdorim Bashkinë për të filluar një luftë me Qeverinë. Madje, disa të tjerë shkojnë edhe më larg, duke thënë na e jepni votën se po të jemi të fortë në Bashki do fillojmë një luftë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë, Këshillin Bashkiak dhe votën për Partinë Socialiste as për karshillëk, as për luftë me Qeverinë. E duam si një instrument që bashkë me Qeverinë të bëjmë punët e mrekullueshme, siç bashkë me qeverinë bëmë shkollat, Pazarin e Ri, Unazën e Madhe, Sheshin Skënderbej, transformuam Parkun e Liqenit, po transformojmë Parkun e Farkës, ndërtuam Bulevardin e Ri. Ne jemi bashkë sepse rrënja e fjalës Bashki është të qenit bashkë me Qeverinë”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryetari i Partisë Socialiste ironizoi Sali Berishën kur tha se e do Bashkinë për hallet e tij, për t’i shpallur luftë Amerikës, që e ka shpallur ‘non grata’.

“‘Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë që t’i hapim luftë Amerikës, Anglisë apo Qeverisë sonë, por e duam që ta forcojmë bashkëpunimin. Një votë për PS është një votë për bashkëpunim, për punë, për ta ndihmuar njeri-tjetrin, për ta financuar qytetin, për të mbështetur vendimet e qytetit. Jo si kokë dashi, jo si vare, jo si çekiç, jo si kazëm, për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njeri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera – ai që fiton nuk gënjen dot sepse të hënën pas votimeve do të gdhihet në Bashki dhe do duhet të marrë vendime – jo vetëm kaq, por kemi kuptuar që lufta, pengesat, stërkëmbëshat janë një kohë e humbur që nuk kthehen më”, nënvizoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Komentet e Fundit

  1. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  2. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  4. Kazon lapsash 🤣 on 26 tetor 2026
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Lula fiton kundër aleatit të Trump, Brazili qëndron majtas në një Amerikë Latine të kthyer djathtas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?