Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj e Manastirliu me socialistët e Njësisë 9: “PD dhe LSI e kishin qytetin dhe nuk ndërtuan një shkollë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj e Manastirliu me socialistët e Njësisë 9: “PD dhe LSI e kishin qytetin dhe nuk ndërtuan një shkollë
Politike

Veliaj e Manastirliu me socialistët e Njësisë 9: “PD dhe LSI e kishin qytetin dhe nuk ndërtuan një shkollë

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Njësia 9 ishte ndalesa tjetër e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se socialistët e mbajnë kokën lart për të gjitha gjërat e mira që kanë bërë për qytetin dhe për vendin. Ai nënvizoi se kundërshtarët politikë po luftojnë njëri-tjetrin brenda llojit, ndërsa PS e ka synimin te zgjedhjet e radhës, si e vetmja forcë që sjell transformim në jetesën e qytetarëve.

“Jemi si dy botë, që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Veliaj. “Ne ndoshta s’i kemi bërë të gjitha, por nuk ka vend ku s’kemi venë dorë! Kush kalon te Rruga e Barrikadave do të shohë shkollën e re “Sami Frashëri”! Ilir Meta e ka mbaruar gjimnazin aty, edhe Jorida po aty, madje edhe Luli, por me sa duket, nuk qenka shkolla. Si thonë tironsit: Ca janë me të thënme, ca janë me të dhënme!”, ironizoi Veliaj. “Ata le të thonë çfarë të duan, por unë di t’ju them këtë: Saliu e Luli e kishin qytetin, e kishin të dy bashkë, po nuk ndërtuan një shkollë! Ndërkohë, ne vetëm vjet hapëm 20 shkolla, do të hapim edhe 14 këtë vit, përfshirë edhe “Sami Frashërin” tonë”, tha ai.

Veliaj shtoi se sa herë qeveris Partia Socialiste, gjërat shkojnë mbarë. “Jemi dy filozofi, dy ideologji të ndryshme, por jemi një racë. Shqiptarë ata, shqiptarë edhe ne. Ka vetëm një diferencë: Kur qeverisim ne, jeta bëhet më e mire edhe për ta, sepse ne nuk i ndajmë njerëzit, nuk i diskriminojmë. E mbani mend fushatën e vjetshme të tyre? Një parodi e vitit ’92. I patë si hipnin mbi kofanot e makinave dhe xhironin gomat? Nuk e drejtonte Saliu fushatën, por Luli me këta të rinjtë. Por, në atë parti ajo filozofi është ngjizur, sherri dhe shamataja. Kurse ne, si Parti Socialiste duhet të flasim me gjuhën e 2023”, nënvizoi ai.

- Publicitet -

Kryebashkiaku kujtoi edhe kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Petrit Vasili, duke bërë një krahasim të spitaleve sot me spitalet dje. “Imagjinoni sikur të vazhdonim me Petrit Vasilin ministër! Mirë është të mos të të bjerë fatkeqësia, por kur vjen, kë do doje të kishe në krye të ministrisë, kur qe nevoja për tërmetin apo pandeminë? Ata që i kishin spitalet me furnellë vajguri e batanije me vete, apo spitalet tona? Ne i menaxhuam në mënyrë të suksesshme, sidomos Ogerta që ka qenë në frontin e parë, si pandeminë, edhe tërmetin, fatkeqësi që s’i shkaktoi qeveria. Kurse ata i shkaktuan fatkeqësi si Gërdeci dhe 21 Janari”, tha ai.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se transformimi nis që në Tiranë, me të cilin sot krenohemi të gjithë si Kryeqyteti Europian i Rinisë. “Ndonjëherë harrojmë si ka qenë Tirana dhe si u gjet Tirana kur Erion Veliaj erdhi në krye të saj. Sot krenohemi që është Kryeqyteti Europian i të Rinjve, me kaq shumë aktivitete, me kaq shumë atraksione, me kaq shumë vende ku ti mund ta shpenzosh kohën tënde, duke përmirësuar cilësinë e jetës. Të gjithë e dimë dhe po e shohim, edhe njësia tonë – duket e vogël, por në fakt është në zemër të Tiranës, dhe përpos zemrës së Tiranës kap edhe damarët kryesorë të kryeqytetit – se sa shumë ka ndryshuar. Ne e shohim në Njësinë 9, por edhe në të gjithë Tiranën, sa shkolla janë bërë, sa kopshte janë ndërtuar, sa çerdhe janë hapur dhe këto nuk janë bërë as me shkop magjik, as me formula çudibërëse. I bëri Erion Veliaj, me ekipin e tij, me mbështetjen e kryeministrit Rama,” u shpreh ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dekalog për Kryeministrin
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. . on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. nastradini on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  4. Phoenix on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. TIRONA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?