Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga
Sport

Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed.

Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote! Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Ndonjëherë, ne investohemi kaq shumë në promocion të qytetit, të vendit, në ambasada, në diplomaci, në marketing, por shpesh herë harrojmë se marketingu më i mirë janë historitë njerëzore të çunave e gocave që janë rritur me vështirësi, në familje të mëdha, në periferitë e vendit tonë, ama ia kanë dalë me sukses, fillimisht në vend, pastaj në Europë, tani në Kanada, e më së fundmi në Amerikë. Ti e ke nisur nga Oroshi dhe sot je kampion bote. Jam vërtet shumë krenar për ty! Je frymëzim për djemtë e vajzat në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë Shqipërisë. Shpresoj shumë që të vazhdosh të mbetesh fillimisht një çun i mirë, më pas edhe një sportist i mirë,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku tha se tashmë që Tirana këtë vit është dhe qyteti europian i sportit, mezi pret që këtë titull boksieri ta sjellë edhe në kryeqytetin shqiptar.

“Mezi pres, këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, ndoshta e gjejmë një mundësi edhe kur afrojnë festat e nëntorit, të kemi një ndeshje tënden në Tiranë. Unë e di që ti je i zënë dhe sot je në kërkim nga të gjithë promotorët, por për ne do ishte një privilegj i madh që të të kishim, jo vetëm si një luftëtar që sjell Kupën e Botës dhe më të mirën e sportit, por edhe si dikush që frymëzon një brez të ri që të ecë me punë, me përpjekje, e me talent e djersë arrin të ecë përpara,” deklaroi ai.

Edhe Prenga u shpreh se në vjeshtë ka planifikuar ndeshjen e radhës në Shqipëri. “Ndeshja e radhës do jetë në New York, besoj nga muaji korrik dhe kam planifikuar për ndeshje në Shqipëri. Nuk kam ndonjë datë të saktë, por shumë shpejt do ju bëj me dije dhe shpresoj t’ju bëj krenar të gjithëve,” deklaroi Prenga.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?