Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit të botës Abakarov
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit të botës Abakarov
AktualitetSport

Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit të botës Abakarov

Published: September 24, 2022
Shpërndaje

Zelimkhan Abakarov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në mundje, duke u shpallur para pak ditësh Kampion i Botës në këtë disiplinë. Nga sot, Abakarov i natyralizuar shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

“Said dhe Zelim jam shumë krenar për ju! Për të gjithë ata që thonë ‘nga është ky’ apo ‘nga është ai’, dua t’u kujtoj ndjesitë që kemi pasur ne si shoqëri, kur një peshëngritës apo një atlet i yni, garonte për flamurin grek. Jetojmë në një botë globale, ku deri dje Shqipëria ishte vendi që braktisej, sot është vendi ku ka histori suksesi, si vendi i ri jo vetëm i dy mundësve tanë, jo vetëm i Matvei Petrov, kampionit tonë të gjimnastikës, apo i sportistes italiane që na është bashkuar me ekipin e skive, apo Brikenit dhe Luizës, të cilët nuk janë dorëzuar, kanë luftuar, dhe sot me kushte më të mira, dalin kampionë”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se kampionët si Abakarov, Matvei Petrov, Brikeni apo Luiza, duhen mbështetur dhe jo paragjykuar.

- Publicitet -

“Kjo është për të shpjeguar ata (ndonjëherë janë të njëjtët) që shajnë ata që ikin, por edhe ata që vijnë. Duhet të shqetësohen më shumë për jetën e tyre, sesa për suksesin e atyre që sot valëvisin flamurin shqiptar dhe na bëjnë shumë krenarë. Ndonjëherë, njerëzit e papunë, japin mend për punët e të tjerëve, ndërkohë që njerëzit e talentuar janë shumë të zënë duke ngritur lart flamurin, në mos të vendit të tyre natyral, të vendit që kanë adoptuar me zgjedhje. Sot ka njerëz që zgjedhin të jenë pjesë e një skuadre që quhet ‘Team Albania’”, sqaroi Veliaj.

Mundësi Abakarov e mori shtetësinë shqiptare disa javë më parë, në prani të kryebashkiakut Veliaj, në një ceremoni betimi të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkaq, Veliaj i përcolli mundësit falenderimet e kryeministrit Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Nju Jork.

“Kryeministri ju çon shumë të fala. Ai ndodhet në Nju Jork, duke përfaqësuar Shqipërinë në një tapet tjetër, në atë të Kombeve të Bashkuara, dhe sapo të kthehet prej atij angazhimi, do të organizojmë një ceremoni në Kryeministri”, nënvizoi Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Selim Prizreni falenderoi në veçanti kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë sportit.

“Dua të falenderoj Zelimin që na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve. Sigurisht, një falënderim i madh për kryetarin sepse është ndër të vetmit që e ka mbështetur sportin, është ndër të vetmit që po bën diçka për sportin dhe unë shpresoj që kjo të vazhdojë, sepse kemi një synim: përveç medaljes në kampionatin botëror, synojmë medaljen në Olimpiadën e Parisit 2024. Ky është një premtim që e kemi marrë bashkë me Zelimin dhe shpresoj ta realizojmë”, tha Prizreni.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • lali Fiku tiranasi vjeter qe e quan veten tironc says:
    September 24, 2022 at 5:33 pm

    Ky kari Veli ka zene vendin e te ndjerit Haxhi Lleshi qe nuk bente asnje pune por vetem jepte medalje, trimerie dhe krenarie (pa krenari)

    Reply
  • !!? says:
    September 25, 2022 at 4:24 am

    Ka radhën tani strategu ushtarak, sekretari i ardhëm i NATO-s, kusari i nderuar Edi Rama që ta fus Abkarovin në detashmentin elit të ushtris son të lavdishme, në detashmentin e kampionëve duke i qepur spaletat e kolonelit, si Luiza Gegës, kampione koloneles të ushtrisë që duam, të Edi Ramës. Thuhet që shoku kusar i qep spaletat e kolonelit kampionëve me fill të fort bër me lesh dhije mar nga Sali Berisha. Është i njëjti fill që Sali Berisha i qepi spaletat e gjeneralit Gazidedes, komandantit të lavdishëm të forcave ndëshkuese të veriut kundër rebelave komunistë të jugut në vitin berishian 1997.

    Kampion kolonelë me grada pa akademi, që nuk din kush është thepi dhe shqekëza e dyfekut, ama në rast lufte ,simbas strategjisë së sekretarit të ardhëm të NATO-s, do të jenë pararoj të forcave speciale dhe kur armiku të shikoj kolonelen Luiza Gega duke vrapuar mbi pengesa si bishë e vërtet, kolonel Abkarovin si izhdërha duke vrapur që ti kap armiqtë që ti ver poshtë e të bëj tuç, pa le kur të vërsulen kolonelet nga Kosova me karate, ……dhe strategut ushtarak dixhital të kampion kolonelëve, Edi Ramës, do ti buzqesh fitorja në fushën e betejës si në sulmin e fundit kibernetik, armiku i tmerruar do të tërhiqet, do të hedh armët, do të braktis tanket, topat, raketa hedhsit……. dhe me duart lart do të vij të gjunjëzohet te këmbët e Edi Ramës……

    Gjeneralët e NATO janë suprizuar nga ky novacion i strategut Edi Rama dhe gjithëandej po krijohen detashmentet e kampionëve kolonelë kudo në ushtritë e vëndeve anëtare duke paksuar buxhetet për teknologji dhe duke investuar për krijimin e këtyre forcave ala Ramiane që do ti japin fitoren e sigurt NATO në fushën e betejës edhe në qoftë se lufta do të jet nukleare dhe

    po diskutojnë për kandidaturën e Edi Ramës si sekretar i dimensioneve moderrne të NATO në një luftë moderrne, i sprovuar tashma në përleshjen heroike kibernetike me agresorin dixhital iranian që u tërhoq me humbje të konsiderueshme nga teritori kibernetik i Shqipëris bashk me ambasadën.

    Urime kampionit Abakarov, së shpejti me gradën kolonel me rrogë të shumfisht deri sa të dal në pension, edhe pension të garantuar, simbas premtimit.

    Ky detashment i kampion kolonelëve, pararoj i forcave

    Reply
  • !!? says:
    September 25, 2022 at 4:27 am

  • Sigur Goga says:
    September 26, 2022 at 7:17 am

    O pinok, zonen te “Triangolo” po e rregullon edhe sepse ke dhe nje goxha leje per nje derro ndertese hoteli me ***** yje… Ti dime huqet tashme o kryemashtrus!
    https://acp.al/projects/601/Projekti-Nova-Hotel-Five-Star,-Rruga-Dora-D%27Istria-(ish-Garda-e-Republikes)/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?