Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi për pjesëmarrjen në mbledhje i përket këshillit jo sekretarit të këshillit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Vendimi për pjesëmarrjen në mbledhje i përket këshillit jo sekretarit të këshillit
opinionPolitike

Vendimi për pjesëmarrjen në mbledhje i përket këshillit jo sekretarit të këshillit

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtar) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00.

Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues.

Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje.

- Publicitet -

Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës.

Edhe një ditë para mbledhjes:

• Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes;
• Nuk është dërguar rendi i ditës;
• Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;
• Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullnet apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • revolucioni ha bijte e vet says:
    September 22, 2025 at 3:01 pm

    Perplasja koke me koke Rama-Veliaj eshte e pa shmangshme, eshte vecse ceshtje kohe. Nuk keni pare gje akoma.

    Reply
  • Plani i PD-së says:
    September 22, 2025 at 3:31 pm

    PD-ja po përgatit terrenin për të bërë Veliajn Kryetar të saj që do të zëvëndësojë Berishën në të ardhmen. E gjitha është një skenar gjoja PS-ja po e lë në “baltë” Veliajn. Provat janë këto: 1. Demostrata të vazhdueshme të PD-istëve para Bashkisë. 2. Prokurorë të politizuar si Dado, pas një kohe të gjatë pa akuzë, më në fund nxjerrin akuzën. 3. PS-ja nuk mund të mbajë një Kryetar nën akuzë dhe gjygji ndaj tij kërkon vite për të kaluar të gjitha shkallët e gjyqsorit. Në këto kushte, është e detyruar që të shkojë në zgjedhje të parakohëshme dhe cakton Kadidaten e PS-së. 4. PD-ja nuk cakton Kadidat dhe mbështet Veliajn që gjyqi i tij të vazhdojë me vite dhe të mos bëhen zgjedhje të parakohëshme! 5. Veliaj, me dashje apo pa dashje bën lojën e PD-së! Koha do ta tregojë qëndrimin e Veliajt!

    Reply
  • pilo Lala says:
    September 22, 2025 at 4:19 pm

    Kjo eshte e koordinuar mjaft mire ne distance.
    Edi Rama po ben nje levizje te zeri mat SPAK.
    Erjon Veliaj do qendroj ne detyre me zvarritjet e drejtesise, ndersa Edi Rama do emeroj nje Kryetar Bashkije deri ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk do kete zgjedhje te parakohshme ne Tirane.
    Ky veprim i Edi Rames kap ne gracke SPAK, ndihmon ceshtjen e Veliajt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjike: Kthehej nga Rinasi, vdes në aksident në orët e para të mëngjesit vajza e mjekut të njohur
  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. Leka on “Strategjikët” dalin nga dera, hyjnë nga dritarja te ligji për turizmin
  2. Greta on Publikohet VIDEO tronditëse e aksidentit tek TEG-u: Betonierja me shpejtësi skëterrë merr përpara Audin, bie nga mbikalimi
  3. 1thundrak on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  4. Kufizimi i Mandateve on “Strategjikët” dalin nga dera, hyjnë nga dritarja te ligji për turizmin
  5. KTH S on “Strategjikët” dalin nga dera, hyjnë nga dritarja te ligji për turizmin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?