Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet për godinën ikonike në Tiranë: “U zaptua nga partitë, tani ia rikthejmë qytetarëve; Bashkia, mbrojtësja numër një e monumenteve të kulturës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj inspekton punimet për godinën ikonike në Tiranë: “U zaptua nga partitë, tani ia rikthejmë qytetarëve; Bashkia, mbrojtësja numër një e monumenteve të kulturës”
Aktualitet

Veliaj inspekton punimet për godinën ikonike në Tiranë: “U zaptua nga partitë, tani ia rikthejmë qytetarëve; Bashkia, mbrojtësja numër një e monumenteve të kulturës”

Published: January 25, 2024
Shpërndaje

Banorët e Njësisë 9 në kryeqytet, e jo vetëm, do t’i marrin shërbimet e Bashkisë së Tiranës në mjedise të reja. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rindërtimin e godinës së dëmtuar nga tërmeti, e njohur si ‘7-katëshi’, në Bulevardin “Zogu I”, e cila për shumë vite ka qenë e zënë nga partitë e vogla politike, duke humbur funksionin e saj kryesor.

“Është një ditë shumë e mirë për Njësinë 9 dhe gjithë Tiranën. Ndërtesa e vjetër, para se të binte tërmeti i 2019, i kishte rënë një tërmet administrative, duke u kthyer në seli partish inekzistente. Dikur ishte kthyer në mode, kur mjafton të regjistroje një parti në Shqipëri dhe automatikisht të jepte të drejtën t’I kërkojë Bashkisë së Tiranës një zyrë në qendër të Tiranës. Pra, ishte një mënyrë si të merrje një imobiliare, në një zonë ku vlera e pronës është2-3 mijë euro metri katror. Kjo është një praktikë që u ndërpre nga administrata jonë. Një parti duhet të jetë në shërbim të publikut, nuk duhet të jetë zaptuese e hapësirës publike”, deklaroi Veliaj.

Ndërtesa e re do të rikthehet plotësisht në shërbim të publikut. Aty do të ofrohen shërbime për Njësinë 9 dhe për disa institucione të tjera të bashkisë. “Bashkia e Tiranës, nga të qenit qiraxhinjtë më të mëdhenj, sot jemi pronarët më të mëdhenj të imobiliares në qytet, siç mund të jetë Bashkia e Vjenës. Kur mendon se shumica e bashkisë merr zyra me qira, edhe përpara tërmetit, është diçka që duhet adresuar urgjent. Pra, adresojmë pronën private dhe ndërtimin e shtëpive, por adresojmë edhe pronën publike, si të majtë që jemi, që besojmë te publikja”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj siguroi se projekti i ri do t’i qëndrojë besnik godinës së projektuar nga arkitekti Maks Velo, siç është vepruar në shumë raste të ngjashme. “Më vjen mirë që e kemi liruar ndërtesën. Do i qëndrojnë besnik projektit të Maks Velos. Mjafton të shikosh si kemi punuar me kinemanë në Laprakë, apo me Pallatin me Kuba, ku është ‘Muzeu Kadare’ dhe ku shumë shpejt do të hapet edhe ‘Muzeu Agolli’, për të kuptuar se Bashkia e Tiranës ka qenë mbrojtësja numër një e atyre që janë realisht monumente kulture, jo e legjendave urbane. Por, çfarë është monument kulture me letrat e këtij shteti, majtas dhe djathtas, ne i kemi qëndruar besnik atyre projekteve. Do t’i rrimë besnik edhe në këtë rindërtim të 7-katëshit, me 2 kate shtese, që duhet të jenë metalike dhe për të ruajtur idenë e projektit origjinal, me fasadën e brinjëzuar dhe xhamin nga pas, siç e ka konceptuar dhe projektuar i madhi Maks Velo”, shpjegoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kjo zonë ka pasur një bum investimesh, si shkolla “Servete Maçi”, shkolla “Sami Frashëri”, “Hasan Vogli”, “Qazim Turdiu”, “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” etj, të cilat janë kthyer në pole ku gjallon jeta e komunitetit. Ndërkaq, Veliaj bëri të ditur se shumë prej institucioneve do të vendosen në Bulevardin e Ri. “Ne duam që ky bulevard të vazhdojë të jetë arteria kryesore e Tiranës, por edhe e vendit, sepse në këtë bulevard janë një pjesë e madhe e institucioneve. Duam të vazhdojmë edhe te “Bulevardin e Ri”. Jemi duke bashkëpunuar edhe për zonën e institucioneve të reja të drejtësisë, kur ndërtesa e UKT-së ka kaluar për përdorim nga SPAK-u dhe organet e tjera, duke qenë se edhe ata kanë nevojë për hapësirë. Por kjo nuk mjafton. Kjo është arsyeja përse Gjykata e Lartë do të rikonceptohet. E kemi miratuar projektin në Bashkinë e Tiranës, për ta larguar nga ai cep në Rr. “Myslym Shyri”. Gjykata e re ultramoderne, me një projekt ndërkombëtar, do të jetë tek fillimi i “Bulevardit të Ri”. Aty kemi konceptuar më në fund edhe planin për Bashkinë e re dhe do të jetë një pajë që do t’i lëmë qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?