Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet për shkollën “Xhezmi Delli”: “Gati për vitin e ri shkollor; Tirana i respekton të gjithë, mos u merrni me ata që politikën e kanë ‘sport’”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj inspekton punimet për shkollën “Xhezmi Delli”: “Gati për vitin e ri shkollor; Tirana i respekton të gjithë, mos u merrni me ata që politikën e kanë ‘sport’”
Shoqëri

Veliaj inspekton punimet për shkollën “Xhezmi Delli”: “Gati për vitin e ri shkollor; Tirana i respekton të gjithë, mos u merrni me ata që politikën e kanë ‘sport’”

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, e cila po rindërtohet më e fortë dhe më cilësore se ç’ishte më parë. Veliaj tha se shkolla do jetë gati për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

“Për Njësinë 3, por sidomos për të gjithë prindërit që i çojnë fëmijët në shkollën “Xhezmi Delli”, kjo është një ditë e bukur. Siç e shikoni, kantieri ka filluar. E di që prindërit e kanë pritur prej vitesh këtë. Ne i kemi ndarë shkollat në dy lote: Ka qenë një lot i Bashkisë së Tiranës dhe loti tjetër me donatorët, si PNUD dhe Bashkimi Evropian. Ndërtimi i kësaj shkolle na erdhi e dhuruar me një paketë shkollash të tjera, si “Besnik Sykja”, “Asim Vokshi” dhe “Emin Duraku”. Për shkak të procedurave të Bashkimit Evropian dhe PNUD, ndërtimi i tyre mori pak më shumë kohë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i cilësoi si ‘sport’ reagimet e opozitës për çështjen e rrugës “4 Shkurti”, e cila u emërtua si “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në përkujtim të viktimave të masakrës së 1944.

- Publicitet -

“Xhezmi Delli është një emër dëshmori, Hero i Popullit, dhe për të gjithë ata që sa herë vjen fushata, sa herë fillojnë këto muhabetet politike, kujtohen se duhet të heqin emrat e dëshmorëve. Emri i Xhezmi Dellit nuk do të hiqet, emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nuk do të hiqet, Emin Duraku nuk do të hiqet, Asim Vokshi nuk do të hiqet, as emri i Avni Rustemit e kështu me radhë. Ky është një vend që vërtet politikën e ka sport, por çdo gjë me masë. Edhe në një sport, edhe në një ndeshje, edhe fanatiku më i madh, nuk e dhunon tjetrin e palës kundërshtare”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se Tirana është një qytet që i ka respektuar të gjithë dhe se rruga “Ibrahim Rrugova”, jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur deri te Diga e Liqenit.

“Më vjen mirë që u sqarua edhe çështja e rr. “Ibrahim Rugova”, e cila jo vetëm nuk është shkurtuar, por është zgjatur. Shkon përtej ish-Gardës ku bashkohet me “Rrugën e Kosovarëve” te Diga e Liqenit. Unë besoj se një qytet i mirë, ka vend për të respektuar të gjithë. Siç kemi respektuar ish-shkollën time, “Kosova”, “Rrugën e Kosovarëve”, sheshin “Adem Jashari”, siç shpallën Qytetar Nderi Adem Demaçin përpara se të largohej nga jeta, ashtu do të nderojmë edhe me një shtatore të Ibrahim Rugovës në Tiranë, aty ku rruga që mban emrin e tij zgjatet dhe bashkohet me Parkun e Liqenit. Pra, këtu po të kesh zemrën e madhe dhe po të kesh një mendje të hapur, ke mundësi t’i respektosh të gjithë. Po të kërkosh një sebep për përçarje, për sherr, sigurisht edhe këtë e gjen”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë në Bulevard deputetin e PD-së
  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?