Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Kemi ndërtuar 40 shkolla të reja në Tiranë, 12 i hapim këtë vit shkollor! Rekord që i jep fund mësimit me dy turne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Kemi ndërtuar 40 shkolla të reja në Tiranë, 12 i hapim këtë vit shkollor! Rekord që i jep fund mësimit me dy turne
AktualitetPolitike

Veliaj: Kemi ndërtuar 40 shkolla të reja në Tiranë, 12 i hapim këtë vit shkollor! Rekord që i jep fund mësimit me dy turne

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot Ditën e Hashures për të gjithë besimtarët bektashianë pas një vizite në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Pas saj, në një dalje për mediat, Veliaj deklaroi se këtë muaj, bashkia po punon për mbylljen e detajeve të fundit në 12 shkolla të reja, të cilat do të hapen në shtator, duke i dhënë fund mësimit me dy turne. Kryebashkiaku shtoi se në Tiranë deri tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, një rekord për qytetin.

“Sot kemi një grup të madh kolegësh që po merren me përgatitjen e vitit të ri shkollor. Në Tiranë do të hapim 12 shkolla të reja. Infrastruktura ndihmon, por është dija ajo që na bën njerëz, që na europianizon, që sjell progres. Një pjesë e shkollave me dy turne ndodh edhe për shkak të një manie që kemi trashëguar nga gjenerata e prindërve tanë, por sot, Tirana ka kaluar nga 42 km katrorë në 1250 km katrorë; së dyti, kemi ndërtuar 40 shkolla të reja; së treti, kemi një sistem ku mësuesit nuk përqendrohen më vetëm në disa shkolla, por ata shpërndahen në çdo shkollë përmes portalit. Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri thirrje që t’i jepet fund zjarreve të qëllimshme në Tiranë. Ai tha se është e pakuptimtë që ka njerëz, të cilët i vënë zjarrin një fondi pyjor vetëm sepse kërkon të hapë tokë truall, duke zaptuar kështu pasurinë shtetërore.

- Publicitet -

“Kjo nuk ka për t’u lejuar, por është edhe mëkat. Ndaj, i lutem të gjithë qytetarëve – disa gjëra vërtetë nuk i kemi në dorë, si pandemia apo tërmeti, por zjarret që i vëmë vetë nëpër fshatra janë kriminale, aspak njerëzore. Për të gjitha këto arsye, u bëj thirrje që, në këto ditë kur të gjitha përpjekjet i kemi fokusuar te hapja e shkollave të reja dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit që shfaqen për shkak të temperaturave të larta, të sillemi si europianë sepse të tillë na bën vetëm sjellja”, tha Veliaj.

Ai shtoi se për emergjencat që mund të shfaqen nga zjarret, bashkia është në gatishmëri me tre turne.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • shqip says:
    August 9, 2022 at 2:40 pm

    o MI GJIREZESH ,po sa ke vjedhur dhe sa na kane kushtuar keto shkolla te reja o bastard? edhe sa vite te tjera,biznesi do paguaje taksen e infrastruktures arsimore,dhe nepermjet saj qytetaret ? Krenoheni kush i ka bere gropen me te madhe ketij vendi te vuajtur apo kush ka perzene me shume shqiptare nga Shqiperia?

    Reply
  • nje banor i Tiranes says:
    August 10, 2022 at 2:49 pm

    Hiqe pseudonimin “shqip” dhe vere “armiku” , se ky te pershtatet me mire . Po nuk te vjen turp , qe shkruan gjepura me qellime te qarta politike ? Ke qene prezent , zotrote berishian prej Viçidolli , kur Veliaj mbushte thaset me para ? Erion Veliaj , ka bere per Tiranen ne keto 6 vjet , aq sa nuk kane bere te gjithe kryebashkiaket e Tiranes te mare sebashku , qe kur eshte krijuar ky qytet . Po te rradhis disa nderhyrje madheshtore : Pazari i Ri , nje mrekulli artistike , ku lundronin fekalet mbi siperfaqe e qelbej lagjia ; sheshin Skenderbej , nje nder sheshet me te bukur e me hapesire ne Evrope (i dekoruar nga Evropa, me çmim te posaçem) , ku nuk pushojne çdo nate aktivitetet , festat , koncertet , maksi skermat ; kendin e famshem te lodrave te liqeni , qe plasen opozitaret per t’a ndaluar , permbysen makinerite e shkaterruan punimet , siç dine te shkaterrojne vetem PD-istet e felliqur , qe perfundoi ne nje kend lojrash madheshtor , gjithmone plot e perplot me femije e prinder , nga ku nenat e gjysherit urojne çdo dite Erjon Veliajn : Teatri Veror i kodrave te liqenit , nje veper e mrekullueshme arti , ku nuk pushojne kurre aktivitetet e koncertet ; hapesira e liqenit dhe pyjet per rreth , te sistemuara e te rindertuara me rruge e rrugica te asfaltuara , me fusha tenisi , minifutbolli , basketbolli e volejbolli , me pista vrapimi e stervitje , si kudo ne vendet e zhvilluara , liqeni i pasuruar me faune e shpende , nuk mungojne as mjellmat . Veliaj nuk ka lene rruge e rrugice ne Tirane , pa vene dore , shikoni ish tregun elektrik si eshte transformuar ; jane ndertuar stacionet e ndalesave urbane , ku me pare (ne kohen e Lulit) nuk kishte asnje shenje , se ku ndalonte urbani ; Veliaj ka ndertuar e rregulluar me dhjetra e dhjetra shkolla , kopshte , çerdhe dhe ja tani , mbaroi mesimi me dy turne , nje gangrene 30-vjeçare , qe i ka ngrene shpirtin femijeve te kryeqytetit dhe prinderve . Prandaj ti “shqip” (armik , desha te them) merr nje brisk dhe , ndoshta Erjoni nuk e ka ruar e ja ruaj ti , lart e poshte e poshte e lart .

    Reply
  • shqip says:
    August 10, 2022 at 8:32 pm

    patronazhisti nuk paska shkuar me pushime mesa duket.kuptohet qe per 30 mije leke te qelbura rendit deshtimet e lali Dhjerit si suksese.pasi ka ndertuar ne cdo lulishte te tiranes nga nje pallat,pasi ka dhene me koncesion rruget e tiranes per parkim dhe vazhdojne te jene gjendje te mjerueshme,pasi ka prishur nga themelet shkolla qe mund te riparoheshin,pasi ka dyfishuar cmimin e ujit pa ndryshuar asgje ne cilesi,pasi ka dhene leje ndertimi pa fund,pasi lejon ne mes te dites te qarkullojne makinat e plehrave ne mes te dites,pasi ka trefishuar taksat e biznesit e shume te tjera si keto.une po te isha berber do ti prisja koqet prandaj me mire po ta le ty tja rruash se e ben me kujdes.vemje te peshtira si ti nuk e kuptojne pse ikin mijera shqiptare nga vendi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?