Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkon pezullimin e dekretit të Begajt, Rama mbledh sot strukturat e PS për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj kërkon pezullimin e dekretit të Begajt, Rama mbledh sot strukturat e PS për Tiranën
Lajmi i funditPolitike

Veliaj kërkon pezullimin e dekretit të Begajt, Rama mbledh sot strukturat e PS për Tiranën

Published: October 3, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, në orën 16:30, strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Kryeministri duket i pashqetësuar nga lëvizjet që ka ndërmarrë Erion Veliaj, i cili bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet.

Një ditë më parë, avokatët e Veliajt iu drejtuan sërish Kushtetueses duke kërkuar pezullimin e dekretit të Begajt.

- Publicitet -

Kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet edhe për kryeqytetitin pavarësisht ankimimit të Veliajt me argumentin se ankesën duket ta kishte bërë në Gjykatën Administrative, e jo në Kushtetuese.

Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Veliaj pretendon për një proces të parregullt ligjor, pasi jo vetëm nuk është dëgjuar, por sipas tij nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës, i cili parashikon se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet për shkak të shkeljeve të rënda.

Veliaj thotë se jo vetëm që nuk ka shkelje të provuara, por edhe mungesa e tij në punë, që u bë shkak për shkarkim, nuk varet nga vullneti i tij.

Edhe pse neni 115 pezullon shkarkimin e Veliajt, Begaj nuk priti Kushtetuesen dhe dekretoi datën 9 për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë. Presidenca argumenton se pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj, gjë që është hedhur poshtë nga shumë juristë që thonë se Veliaj nuk është nëpunës, pasi është i zgjedhur, jo i emëruar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    October 3, 2025 at 6:50 am

    Mos u sorollat me kot,
    or Lali Eri Velia,
    por ngule kazmen fort,
    atje te kryeministria,

    mos i bjer kot pra,
    atij Begaj-Samarit,
    kur prangat i ke ne duar,
    prej Ed Ram-Gamorit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?