Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Kur kandidati i LSI-së e di që nuk fiton, mund t’i bëjë edhe avionët, edhe trenat falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajme Flash > Veliaj: Kur kandidati i LSI-së e di që nuk fiton, mund t’i bëjë edhe avionët, edhe trenat falas
Lajme Flash

Veliaj: Kur kandidati i LSI-së e di që nuk fiton, mund t’i bëjë edhe avionët, edhe trenat falas

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në një intervistë për Top Neës, se mundësia për ta bërë transportin falas në kryeqytet është diskutuar më herët me ekspertë gjermanë dhe ish drejtorin e Transportit Publik në Londër, por sipas tyre kjo ide nuk do të funksiononte.

“Është mëse normale që, kur një kandidat e di që nuk do të fitojë, mund t’i bëjë edhe avionët falas, edhe trenat falas. Ne e kishim një tram imagjinar në Tiranë. Transporti publik falas është një projekt që e kemi pasur prej vitesh në diskutim, me specialistët gjermanë dhe me ish-drejtuesin e Transportit Publik në Londër, pra jemi konsultuar me të më mirët. Por, sot kemi një situatë ku kosto që do të duhej është midis 94 dhe 114 milionë euro. I bie që Bashkia e Tiranës, në tre vitet ardhshme, të mos bëjë asnjë punë: asnjë kopsht, asnjë çerdhe, asnjë rrugë, asnjë park, asnjë pemë, asnjë varrezë, asnjë investim publik, për diçka që në fakt është provuar shkencërisht që nuk funksionon”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se propozimi i bërë nga kandidati i LSI i ngjan premtimit të Lulzim Bashës për tramin imagjinar në Kryeqytet. “Ju kujtoj se në qytetin e Prishtinës bileta e autobusit është 50 euro/cent, megjithatë me buzën në gaz i mirëkuptoj ata njerëz që, nga dëshpërimi i sondazheve, thonë çfarë të munden, siç ndodhi me tramin dhe gjëra të tjera që janë të parealizueshme, sepse e kuptoj, janë në sikletin e tyre. Nuk dua të paragjykoj kandidatin e LSI në këtë rast, do i dëgjoj të gjithë, por unë besoj se sot, qyteti i Tiranës përbëhet në mazhorancë nga njerëz të pjekur e të arsyeshëm. Më thoni, kush nuk do donte që çdo gjë të ishte falas. Por ne e provuam atë sistem dhe kur kjo vjen nga kandidatë të LSI, që vijnë nga e djathta, bëhet një mish-mash ideologjik, se ti nuk e kupton më, se ata nuk kanë as të djathtë, as bindje, as ideologji, as filozofi, por nga halli do të duhet të thonë disa çudira që askush nuk i beson. Për të gjithë ata që ishin në Tiranë, kur u bë muhabeti i tramit, kanë kuptuar se duhet të kemi biseda serioze, për çështje serioze dhe të realizueshme. Unë nuk e kam luksin të them çudira, sepse do më duhet ta qeveris Tiranën edhe në datën 15 maj”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK: Hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
  • Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
  • Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Komentet e Fundit

  1. News 24 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  2. Ethem Lalaj on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  3. trojani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. I juaji Edi Rama on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  5. info analitike on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?