Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Kush thotë se “nuk jam si ata të ardhurit”, fyen këdo që e ka kthyer Kamzën në histori suksesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Kush thotë se “nuk jam si ata të ardhurit”, fyen këdo që e ka kthyer Kamzën në histori suksesi
AktualitetPolitike

Veliaj: Kush thotë se “nuk jam si ata të ardhurit”, fyen këdo që e ka kthyer Kamzën në histori suksesi

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Gjatë turit të ditës së sotme në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Kamza sot është një histori suksesi e të gjithë atyre që kanë ardhur nga një qytet tjetër i vendit dhe kanë ndërtuar një jetë të denjë në këtë komunitet.

“E di që ka shumë diskutime sot sepse kur afrojnë muajt e fushatës fillon dhe helmohet situata. Një nga mënyrat për të treguar se po kandidojnë [kandidatët e PD] është duke thënë se unë nuk jam i ardhur, jam vendali. Është shumë e trishtë që e bëjmë ende këtë debat. Kjo që shohim këtu, pallate, kopësht, shkollë, rrugë, nuk ishte këtu më përpara. U bë nga njerëz që kanë ardhur. Kamza është histori e suksesit të atyre që erdhën nga hiçi për ta kthyer Kamzën në një nga qytetet që, po të bëj një renditje të qyteteve, do të ishte një nga qytetet e dyta të Shqipërisë. Ndaj, kujtdo që sot në vitin 2022 thotë që unë nuk jam si ata të ardhurit, fyen ata që e kanë kthyer këtë hapësirë në një nga zonat më dinamike, si histori suksesi,” u shpreh Veliaj.

“Për të gjithë ata që thonë se ka ende shumë për të bërë, të gjithë jemi dakord, nuk ndahemi të majtë dhe të djathtë, të gjithë themi se ka shumë për të bërë, kur e kemi filluar me logjikën e një familjeje të madhe që në fillim rregullon fëmijët dhe pastaj pjesën tjetër unë besoj se jemi në rrugë të mbarë,” shtoi ai.

- Publicitet -

Ky është një moment i vështirë për shkak të luftës dhe pasojave të saj theksoi Veliaj.

“Siç ishte tërmeti, pandemia, edhe ky është një moment i vështirë, me këtë inflacion të mallkuar të një lufte që ndodh diku larg, por që sjell pasojat këtu dhe unë besoj se nëse mësuam një gjë nga tërmeti e pandemia, është që nuk është e rëndësishme sa shpejt rrëzohemi, se atë nuk e kemi në dorë. E rëndësishme është sa fort dhe sa shpejt ngrihemi. Kur shoh sa shpejt, fort dhe bashkë, e me dashuri jemi ngritur këtu në Kamzë, është vërtet një bekim i madh,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    November 8, 2022 at 8:35 pm

    o Veli! Mos dil fotografi para sheshit,por dil fotografi para kullave qe kane mbyllur sheshet.

    Reply
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:01 am

    Tirana eshte mbyt nga ndertimet e larta dhe nuk ka me identitet qytetaret.Jam larguar nga Tirana ne 2002 dhe keto 20 vite vetem pallate e pallate e pallate jane ndertuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?