Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Do shkoj vetë në SPAK, kemi qenë bashkëpunues dhe do vazhdojmë të jemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj: Do shkoj vetë në SPAK, kemi qenë bashkëpunues dhe do vazhdojmë të jemi
Lajmi i funditPolitike

Veliaj: Do shkoj vetë në SPAK, kemi qenë bashkëpunues dhe do vazhdojmë të jemi

Published: April 28, 2024
Shpërndaje

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Bashkia e Tiranës është treguar gjithmonë bashkëpunuese me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet.

Në një intervistë në Report TV, Veliaj tha se në ditët në vijim do të dorëzojë vetë në SPAK dosjen me informacione për të gjitha çështjet që lakohen në media.

Pjesë nga intervista:

- Publicitet -

“Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut.

Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë.

Edhe drejtorët që sot duhet të japin shpjegime para SPAK-ut, në 1 mijë punë të mira që kanë bërë, qoftë edhe për një punë që ka nevojë të sqarohet, kanë qenë bashkëpunues. Unë si drejtues i bashkisë, po e po.

Në dallim nga disa të tjerë që e kanë bashkëpunimin vetëm në nivel narrative ose dakordësie, – ose fjala vjen, një deputet, çfarë do bashkëpunojë me SPAK-un përveçse duke ngritur dorën kur kalon buxheti dhe ligjet mbështetëse – në Bashkinë e Tiranës kemi shkuar edhe përtej kësaj, kemi shkuar në dhënie asetesh që kolegët të punojnë në kushte komode.

Ju kujtoj se në Bashkinë e Tiranës ka qindra procedura, për mbi 11.700 vetë staf, ndaj në këtë sens, gjithmonë mund të ketë nevojë për bashkëpunim dhe gjithmonë do të ketë bashkëpunim.

Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive. Për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, apo për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar, unë nuk do pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim Do shkoj vetë, do bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave. Mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve.

Besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin, unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar. Disa mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë. Banka Botërore është aty, dëshmitarët janë aty.

Do shkoj vetë, nuk do bëj atë që bëjnë disa skile në politikë, ku njëri fshihet pas konventës, tjetri fshihet pas ballkonit te shkolla “Kosova”, njëri është me diarre, tjetri thotë është pa qejf. Janë i njëjti stan, i njëjti bulmet. “Stan me lepuj” se nuk kanë minimumin e dinjitetit.

Janë këta që gëzohen kur shahet Shqipëria dhe Tirana, e ndërkohë s’kanë pikën e burrnisë. Inskenojnë edhe drama të tipit “Përputhen” në familjen e tyre, me demek. E bëjnë për të hequr vëmendjen nga dramat reale, që i kanë shkaktuar këtij vendi.

Kjo është diferencë e madhe mes tyre dhe nesh që nuk kemi asnjë problem me integritetin, kemi dëshirën, pasionin e ndryshimit, kemi lënë gjurmën tonë në këtë qytet dhe në këtë vend”

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Vlora 97 says:
    April 28, 2024 at 6:26 am

    Po t kishte SPAK ne kohen e Saldhiut ata do ishin t gjithe ne burg.
    Ju rastisi juve qe per hir te se vertetes Tiranen e keni shnderruar teresisht
    Jam vete banor i nje zone qe voton Saldhiun se jane te ardhur, po kemi vite qe nuk na shkel keouca ne balte kur dalim nga shpite se jane shtruar rrug dhe trotuare.
    Politika eshte kurv e ndyre ky eshte mendimi im, mjer ky popull

    Reply
  • ErVelia - Miss Demagogjia says:
    April 28, 2024 at 6:51 am

    Shko or partizani vogel Velo shko atje ne SPAK se sot per sot ai fare SPAK as emrin nuk ta permend zotrote por mjaftohet me “Titullari Institucionit” kur kap 5 nga Drejtoret te tu HAJDUTE (qe i ke 100% te tille) atje ne Bashkine Tirane.
    Incenerator qe gllaberon akoma miliona EURO pa ekzistuar fare, Drejtore qe arrestohen per vjedhje dhe “Titullari Institucionit” na qenkesh ashtu si mburrej per vehte dikur Gjushi “me duar Akullore”
    Kete lloj rrene nuk ta ha as vete Ajola qe ke te shpia …

    Reply
  • Ppsh says:
    April 28, 2024 at 9:28 am

    Spak eshte organ akuze dhe kush ka te bej me spak o eshte i akuzuar ose eshte ne dijeni te nje akuze
    Ska nevoje spak per bashkpunim apo ndarje detyrash sikur te ishte nje ojf
    Spak nuk pret e percjell vizitator si kerkon ta ngjyrosesh ti
    Po qe se shkon atje dihet pse po shkon pra te kan thirrur dhe jo e kunderta
    Ne prokurorite antimafia ne itali ska politikan qe shkojne per qef ne ato zyre pervec atyre qe u bie era mut
    Te gjithe e filloni propaganden si “person ne dijeni” pastaj dilnisi ministri i sukseshem

    Reply
  • K R says:
    April 28, 2024 at 10:16 am

    O.komentator profesora
    Shkoni ore parazita shikoni Tiranen e mrekullushme se ka dal edhe dielli sot.
    A mjere ju qe vijne bota te na levdojne e ju mbetet duke vjell vrer per nenen tuaj.
    Yyy sikter.
    Bravo Erion Veliaj, bravo ekipi se me ato qe na kan pare syte ne para jush, sikter hajdutat me cizme qe dhe t vidhnin dhe te vrisnin.

    Reply
  • Biometri says:
    April 28, 2024 at 10:16 am

    Veliaj super menaxher
    E urrejne se u hoqi alibine qe Tirana nuk behet

    Reply
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    April 28, 2024 at 10:39 am

    Pas kurrizit te Rames Hane Dardha e shqepen Ministrat e tij madje dhe vete zevendes-Kryeministri.
    Para syve te Veliajt dalin e shqepen me Molle e vjedhje Drejtoret e tij ,
    dhe keta te dy rrejne mendje se mund te rrejne me tej kete popull se “nuk dijme gje” e jane krejt te paster!

    Reply
  • mali says:
    April 28, 2024 at 11:53 am

    Se sa bashkepunon shqiptari e kudo me SPAK-et jane rrena me bisht.
    Keta (SPAK) t’i vene kembet ne nje kepuce dhe mjaft shite pordhe z.Veliaj per voluntary.

    Reply
    • emigrant gjeneva says:
      April 28, 2024 at 4:39 pm

      duket sa i kane vu kembet ne nje kepuce Sali pordhes maj penxheres dhe dhendrit te tij.
      te vetmit qe rrin ne arrest shtepie per miliona euro afer kurse keta te majtet shkojn ne kokerr te burgut per nje arke me peshk.
      Turru o Erjon si Likja shaje dumanin me nen e moter qe te ket frike, jo me lutje.
      Raca e shqiptarit do vetem hurin, shif keta komentues pizevenga qe nuk dine te thon nje faleminderit per ate Tirane qe ke qejf te rrish, une mezi pres te shkoj nje fundjav e shijoj pa fund, yyy race muti qe dini vetem te shani vendin tuaj

      Reply
  • Soza says:
    April 28, 2024 at 2:24 pm

    I ke te trasheguara objektet qe i ke kaluar SPAK?
    Mos bej me shume se sa te jep kompetence ligji, se pastaj prokurori te pyet per gjeneralitet.
    Pse nuk keni shkruar me pare per te bashkepunuar, me qene se digjeni nga deshira per te bashkepunu?

    Reply
    • ik mer legen says:
      April 28, 2024 at 4:41 pm

      kur te shkoj saliu, le te shkoj dhe veliu
      Shkoni mer pirdhuni, siflaqexhinj e dritares se katnarit viqidolas.
      E boni tiranen hale me malok kur e kishte, qaheni nga lali eri ju, shkoni mor pirdhuni

      Reply
  • mentor says:
    April 28, 2024 at 4:22 pm

    Perpara lal, sa ke bere ti per Tiranen, gjith para teje nuk e kan bo bashke.
    Mos u merr me keta kaqolat sumaxhinj ekranesh

    Reply
  • Phoenix says:
    April 28, 2024 at 9:15 pm

    Lali Fiku e shkund mire Fikun. Cuni i Ahmadinexhadit, eshte projektuar si Diktatori i arshdhem i Albanistanit, nga Pronaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?