Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: “Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: “Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”
EkonomiShoqëri

Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: “Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme.

“Një nga angazhimet që kemi marrë është që, më në fund, Tiranës t’i japim një treg të ri agroushqimor, të cilin sapo e prezantuam. Për herë të parë kemi diçka të tillë për bujqësinë. Në AgroPark Tirana, që duam ta hapim shumë shpejt – me 100% të vendeve të prenotuara – kemi rezervuar edhe një hapësirë për panaire, po ashtu edhe për fermerët e vegjël, por edhe për bujtinat që duan të reklamojnë biznesin. Kemi ndjekur një shembull që e kemi parë në Bologna, ku bashkohen grosistët e mëdhenj, ata që kanë një pafundësi serash dhe hektarësh prodhimi, por edhe të vegjlit, që kanë një raport shitblerje, por edhe mësimi nga njëri-tjetri”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se edhe hapësira e zgjedhur për hapjen e tregut është në një vend mjaft të aksesueshëm nga fermerët, bizneset dhe qytetarët. “Hapësira gjendet midis fushës së helikopterëve dhe TEG-ut, pra buzë autostradës, buzë Unazës së Madhe; është ideale për disa arsye: Së pari, ka akses në Unazë, jo vetëm për rrethinat e Tiranës, por edhe për ata që vijnë nga Elbasani, nga Rruga e Arbrit. Kështu, krijojmë një hapësirë jo vetëm për prodhuesit e rrethinave të Tiranës, por edhe të atyre që vijnë nga verilindja dhe juglindja”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj shtoi se hapja e këtij tregu do ulë edhe çmimet dhe do i japë fund abuzimeve të grosistëve. “Ajo që do ndodhë është se çmimet do të ulen ndjeshëm. Duke i ulur këto tarifa dhe duke e çuar në një treg publik, që nuk ka qëllim fitimin, por administrimin e asaj hapësire, kemi llogaritur se do të kemi 70% ulje të të gjitha tarifave në treg. E di që jetojmë në kapitalizëm – nuk jam kundër privatit, ju jeni të gjithë operatorë privatë – por, unë besoj se shteti mund ta bëjë lehtësimin e një veprimtarie shumë më të kollajtë, duke hequr fitimin. Ndaj, besoj se thyerja e këtij monopoli privat që kishim në Kashar, besoj se krijon më shumë alternativa”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se disa produkte në disa zona duhen promovuar dhe për këtë hodhi idenë e nja kalendari festash për çdo produkt.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  2. Ethem Lalaj on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  3. durrsaku on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Flamur on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. protestus on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?