Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me socialistët e Njësisë 4: PS, parti që prodhon punë dhe projekte; njerëzit nuk ndjekin parti me ‘non grata’ brenda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj me socialistët e Njësisë 4: PS, parti që prodhon punë dhe projekte; njerëzit nuk ndjekin parti me ‘non grata’ brenda
Politike

Veliaj me socialistët e Njësisë 4: PS, parti që prodhon punë dhe projekte; njerëzit nuk ndjekin parti me ‘non grata’ brenda

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke nisur nga përzgjedhja e drejtuesve të rinj të PS në çdo njësi. Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, zhvilluan një takim me anëtarët e Asamblesë së Njësisë 4, në vijim të turit informues për zgjedhjet organizative në parti.

Veliaj theksoi se zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste marrin një rëndësi të veçantë për këdo, pasi ajo është forca që qeveris vendin dhe qytetin. “Njerëzit ndjekin Partinë Socialiste sepse e dinë që ajo është partia që prodhon shumicën, prodhon lidershipin e qytetit dhe të vendit, prodhon shumicën parlamentare, prodhon shumicën në Këshillin Bashkiak. Ndaj, edhe zgjedhjet në PS janë kurioziteti më i madh politik i qytetit. Të gjithëve, edhe kundërshtarëve tanë, u intereson si do të shkojë puna me PS-në sepse e dinë, që kjo është forca që qeveris vendin, qeveris qytetin, bën shtet, dhe çdo gjë që prek me dorë e lë më mirë seç e etiler escort kadın gjeti. Pse duhet ta ndjekin njerëzit një parti që s’ka për të ardhur kurrë në pushtet si PD? Pse të ndjekin një parti që brenda saj ka njerëz të shpallur “non grata”? Pse ta ndjekin një parti që, njëherë e merr burri, njëherë e merr gruaja, në varësi të posteve që kanë?”, u shpreh Veliaj.

Ai komentoi edhe zhvillimet në kampin opozitar, ku zgjedhjet brenda saj u shoqëruan me përplasje. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë politike e përgjegjshme ndaj qytetarëve. “Ne i bashkojmë njerëzit, ata i përçajnë njerëzit. Ne duam që gjërat të ecin përpara, ata thonë: Jo, të kthehemi prapa! Ne duam që puna të çlirohet, ata thonë: Jo, puna të bllokohet! Jemi komplet ndryshe si mentalitet, si filozofi. I keni parë proceset e tyre zgjedhore në 8 janar? Shkohet në parti me qysqi, me kokë dashi, me vare, me çekiç, me flakadanë, me gaz lotsjellës? Nuk ka njeri kuriozitet si rrihen ata, se njerëzit i shohin. Edhe demokratët thonë: ‘Prit pak, po këta rrihen kështu mes tyre? Çfarë do bëjmë me këta, kur këta djegin zyrën e tyre? Po shtëpisë time ç’mund t’i bëjnë këta?’. Ata shkaktuan Gërdecin, 21 Janarin, dhe s’e morën kurrë përgjegjësinë”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë shtoi se PS-ja ka nevojë për një fushatë komunikimi me qytetarët, për të treguar projektet e realizuara deri më tani. Ai u ndal edhe tek patronazhistët, teksa theksoi se kjo formulë funksionoi më së miri dhe kjo është arsyeja pse kritikohet nga opozita. “Mezi pres që, me energji të mira, me këtë skuadër fantastike që kemi në Njësinë 4, të marrim një fitore spektakolare. Kundërshtarët tanë hipin mbi kofano, hipin mbi makina, xhirojnë gomat – çfarë politike është ajo? Këta na shajnë patronazhistët. Ju e dini formulën, po të shanë portalet e tyre, do të thotë se e ke bërë mirë atë punë. Ata shajnë atë që funksionon. Fakti që shajnë gjithë punët që bëhen në Tiranë, do të thotë se është komplimenti më i madh”, u shpreh Veliaj, para socialistëve të Njësisë 4 në kryeqytet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?