Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nderon me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreun e Bordit të AADF, Michael Granoff
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj nderon me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreun e Bordit të AADF, Michael Granoff
Politike

Veliaj nderon me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit kreun e Bordit të AADF, Michael Granoff

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi sot me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, kreun e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff. Në ceremoninë e veçantë, e zhvilluar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se Granoff është personifikimi i raporteve të shkëlqyera të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjes së tyre, veçanërisht në momente të vështira të vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit kibernetike.

Kryebashkiaku nënvizoi se projektet e realizuara bashkë me AADF-në, e forcojnë edhe më shumë miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA. “Një gjysmë urë nuk mund të rrijë dot në këmbë, ndaj besoj se duhet t’ia forcojmë këmbët urës së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA. Projektet që realizojmë bashkë me AADF janë si ato kavot që na lidhin me njëri-tjetrin, që na e bëjnë më të fortë dhe më të sinqertë marrëdhënien tonë. Së bashku po vizatojmë një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë dhe gjeneratat që do të vijnë. Jam shumë i lumtur që para pak ditësh Kongresi Amerikan hartoi një rezolutë për Shqipërinë, për të reflektuar mbi sulmet e fundit që kemi pasur nga Irani dhe forcave të errëta që nuk i duan të mirën vendit tonë dhe fakti se SHBA-të janë sërish të parët që na japin këtë lloj mbështetjeje, na bën të ndihemi të sigurt, na bën të bindur se kemi marrë vendimin e duhur në këtë raport special mes SHBA, Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij bashkëpunimi është bërë i mundur jetëzimi i Pazarit të Ri dhe hapja e TUMO-s. “Kemi marrë vendime, kemi ecur shpejtë, për t’u siguruar se disa nga punët e mira që bëmë së bashku me AADF në Tiranë, siç ishte Pazari i Ri, dhe shumë të tjera në vijim, u përshtaten nevojave të kohës dhe punëve të së ardhmes. Kjo është arsyeja pse kemi qenë shumë seriozë duke hapur një qendër si TUMO, një oaz dijeje ku mësojnë fëmijët e këtij qyteti, të përgatiten për punët e së ardhmes, për ato punë që paguajnë më mirë, që nuk kërkojnë që dikush të lërë vendin për të punuar, për ato punë që mund të bëhen duke i marrë aftësitë pa qenë detyrimisht i detyruar për ta kërkuar këtë në një universitet, apo në një shtet tjetër. Sot jam shumë krenar që kemi arritur t’i mundësojmë të gjitha këto punë me çmime të ulëta, dhe disa herë me bursa për ata që janë në nevojë. Unë besoj se ka qenë një histori suksesi”, tha ai.

- Publicitet -

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff falënderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe siguroi se shumë punë të mira do bëhen edhe në të ardhmen. “Për mua çdo gjë është për të ardhmen: zgjedhjet janë për të ardhmen, njerëzit mendojnë për jetën dhe gjithmonë mendojnë për të ardhmen e jetës së tyre. Edhe ne duhet të mendojmë për gjërat që kemi bërë dhe shpresoj që ajo që do të kemi mundësi t’i zgjerojmë ato, t’i bëjmë edhe më mirë, por gjithashtu të flasim edhe për gjerat e së ardhmes, se çfarë mund të bëjmë tjetër, si të realizojmë punë që të tjerët nuk i bëjnë dot”, deklaroi Granoff.

Falë mbështetjes së Fondit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në Shqipëri janë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme, si transformimi i Pazarit të Ri, Piramidës, hapja e qëndrës TUMO, Akademisë së Zhvillimit të Softuerit nga Protik Center, ElementIT project, Crimson Finance Fund Albania dhe programi i bursave LEAD Albania.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • DULLA says:
    October 12, 2022 at 6:56 am

    dEKORATEN KISHTE MANGUT MIKU I rAMES, vELIAJT E CA TE TJEREVE QE MARIN PJESEN E ROGES REGULLISHT NGA GRANOFF.

    ATA E NDIHMOJNE TE MARRE MBROJTJEN E TRASHEGIMISE E PLOT PROJEKTE DHE GRANOFF U JEP PJESEN NGA RAMA DERI TEK BAKKUKU E ME POSHTE

    Reply
  • poshtë pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat says:
    October 12, 2022 at 7:21 am

    edvin perversi kto dit do dekorojë LGBT dhe në rradhë të parë kryegejushin Riçard Grenell

    Reply
  • hasani says:
    October 12, 2022 at 8:47 am

    Pse Majklli cfaer eshte, ka dylber Ramen, Velian dhe Ambasadorin e famshem te shqypnis ne okb qe po trondit rusine.

    E njofim ne ne USA se ca plehre eshte Ferit leshi Hoxha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?