Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Kosovë, nderohet me ‘Çelësin e Prishtinës’: Të lëmë populizmin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Kosovë, nderohet me ‘Çelësin e Prishtinës’: Të lëmë populizmin!
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj në Kosovë, nderohet me ‘Çelësin e Prishtinës’: Të lëmë populizmin!

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Në vizitën e tij dje pasdite në Kosovë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Kryetarët e dy bashkive diskutuan edhe për projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, që i afrojnë edhe më shumë Tiranën dhe Prishtinën.

Kryetari i Komunës së prishtinës, Përparim Rama theksoi se Tirana është model i transformimit në një qytet bashkëkohor.

Tirana është transformuar në një qytet për qytetarët përmes vizionit që ka Erioni si kryebashkiak bashkëkohor. Ai ka prurë një frymë të re me transformimin e sheshit “Skënderbej”, i cili më pëlqen pa masë, dhe ka fituar çmimin Europian për hapësirat publike. Përveç kësaj, ka bërë projekte të tjera të ndryshme si shtimi i korsive të biçikletave, për të treguar se qytetet tona e stimulojnë edhe transportin alternativ, sikurse qytetet e tjera europiane. Po ashtu, ka realizuar një numër të madh të projekteve infrastrukturore, që mundësuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Të gjitha këto e kanë transformuar qytetin në një vend bashkëkohor, me potencial madhor, me një numër të madh turistësh”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i nderuar për “Çelësin e Qytetit të Prishtinës” dhe u shpreh krenar për arritjet e Kosovës. Ai theksoi se vota nuk duhet përdorur si instrument i populizmit, por shtoi se ata që drejtojnë dhe merren me politikë kanë mision për të bashkuar dhe sheshuar ndasitë.

- Publicitet -

“Ndihem shumë i privilegjuar dhe i përulur për “Çelësin e Prishtinës”. E konsideroj një shtëpi të dytë, më bëhet zemra mal për çdo sukses dhe për çdo progres. Besoj se kush drejton dhe merret me politikë ka si mision të bashkojë dhe afrojë njerëzit, për t’i sheshuar ndasitë. Patjetër, politika është e rëndësishme, të gjithë duam të marrim vota, por jo vota me çdo çmim dhe jo vota me çdo instrument të populizmit. Besoj se ne të dy e kemi mision, si kryetarë të qyteteve tona, të japim shembullin e parë të vëllazërisë, të miqësisë, dhe t’ju kujtojmë njerëzve tanë se ka shumë gjëra që na bashkojnë. Mund të ketë edhe ndasi – në demokraci biem dakord të mos biem dakord – ama gjërat që na bashkojnë janë të jashtëzakonshme. Jemi një gjak, jemi një gjuhë, ndaj besoj se kjo është politika afatgjatë”, theksoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë festivalin e mirënjohur DokuFest, i cili mbahet në Prizren dhe është kthyer tashmë në një traditë. “Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës edhe këtë vit do të përfshihet në ndihmesë të “Doku Fest”-it në Prizren dhe “PriFest”it, të mikeshës sonë të ndjerë Vjosa Berisha. Më vjen mirë që Prishtina është sot realisht një qytet europian”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

DokuFest, është në mesin e 29 festivaleve nga gjithë Evropa.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Top Selekti says:
    July 22, 2022 at 1:27 pm

    Po ky cne ne Kosove tani qe ka shkuar edhe Meta? Apo e ndjen ngushte dhe i kerkon ndonje pazar nen rrogoz?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?