Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla; po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla; po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Shoqëri

Veliaj: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla; po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë

Published: March 18, 2023
Shpërndaje

Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.

“Ky është një nga komunitetet më të vjetra të Tiranës dhe për të gjithë ata që janë rritur në këtë lagje ka shumë nostalgji. Më vjen mirë që në aksin e rrugës kryesore po bëjmë një investim kapital, që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, dhe del me një kalim te zona e Thesarit, për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit. Kemi edhe një degëzim tjetër nga Qyteti Studenti, edhe ajo një rrugë që kishte nevojë për ndërhyrje. Ky degëzim po bëhet me investim kapital të prokuruar nga Bashkia e Tiranës. Xhepat e pallateve që përfshin ky aks po bëhen nga ndërmarrja jonë e asfaltit. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë: Në momentin që flasim po punojmë në 60-70 kantiere paralele në Tiranë. Edhe në shtëpi, kur ndërrojmë një pllakë, i biem kuzhinës cep më cep. Edhe në qytet, për sa kohë po punojmë në gjithë këto kantiere, do duhet të na jepet mirëkuptim derisa t’i kryejmë këto punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se së shpejti në Njësinë 2 do ndërtohen edhe dy shkolla të reja, duke e çuar kështu në 7 numrin e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në zonë.

- Publicitet -

“Më vjen mirë që për zonën janë duke u kryer disa investime të tjera në infrastrukturën arsimore. Sa kemi rënë dakord me qeverinë që të marrim ish Spitalin e Arabit në Sauk, i lënë pas dore që në vitet ‘90, pa u bërë kurrë spital, për ta kthyer në një shkollë 9-vjeçare për Saukun. Në anën tjetër të rrugës, po te ai rreth rrotullim, ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake dhe sot është oborri i madh i Akademisë së Rendit, do të ndërtojmë gjimnazin. Pra, do operojmë siç kemi bërë edhe në lagje të tjera, ku do të kemi afër edhe shkollën 9-vjeçare me parashkollorin dhe një kopësht, edhe gjimnazin, që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, puna për asfaltimin e rrugëve do të vazhdojë çdo natë. “Ne do të vazhdojmë çdo natë, me shpresë se do na mbajë koha dhe këto 70 kantiere t’i përfundojmë sa më shpejt. Në fund do ia vlejë i gjithë ky mund dhe durim. Faleminderit banorëve për mirëkuptimin dhe më vjen mirë që edhe çunat, shokët tanë të vjetër të lagjes, janë të kënaqur, dhe pjesa e brendshme po sheh asfalt dhe rregull cep më cep. Por, na duhet ta mirëmbajmë. Po i rikthyem prapë kunjat dhe bllokimet, nuk ka kuptim. Është si historia te Qyteti Studenti. Po i zaptuan prapë konviktet, na rroftë që i bëmë të reja, se kemi ngelur akoma te mentaliteti i 97-ës. Na duhet të investojmë edhe në infrastrukturë rrugore, edhe në mentalitet, që të sigurohemi që këtë hapësirë të përbashkët ta shijojmë sa më gjatë”, tha ai.

Në fund, Veliaj dha dy lajme të mira edhe për Njësinë 13, ku po ndërtohen dy shkolla. “Lajmi tjetër i mirë është se në anën tjetër të Unazës së Tiranës, te pjesa e Liqenit të Thatë, në Njësinë 13, do të ndërtojmë dy shkolla të reja. Një do të jetë te cepi i Kopshtit Botanik, në pronë të bashkisë, jo brenda në kopësht; ndërsa shkolla tjetër, gjimnazi “Dritëro Agolli”, do të jetë te Parku Olimpik, te xhepi i krijuar pas mbarimit të ndërtimeve private, ku bashkia ka marrë tokën që i takon për të bërë këto investime. Për Njësinë 2, me dy shkolla të reja në Sauk dhe pasi kemi mbaruar shkollat “Bashkim Fino”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, Liceun Artistik dhe Shkollën e Baletit, e çojmë në shtatë numrin e shkollave këtu. Me këto investime kapitale ne e kryejmë misionin tonë në Njësinë 2 dhe pjesën kufitare Sauku ndahet me Farkën. Tani ngelet që fëmijët të dalin me dhjeta dhe të na nderojnë!”, tha ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?