Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: “Është simotra e Tiranës; Bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: “Është simotra e Tiranës; Bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë”
Politike

Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: “Është simotra e Tiranës; Bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë”

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty.

Ai i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, sidomos në situata të vështira si ajo me tërmetin, pandeminë apo si kriza që po kalon e gjithë bota sot prej luftës në Ukrainë.

Pjesë nga fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Kamzë:
“Kamza më e bukur se kurrë! Faleminderit me gjithë zemër për mikpritjen, për dashurinë, për gjithë dashamirësinë që treguat me ne sot. Kemi pasur një sprint sot në të gjitha ato vende ku punohet, në çdo cep të Kamzës dhe të Paskuqanit. Bravo ju qoftë të gjithë atyre që janë në krye të punëve dhe që e kanë kthyer jo vetëm një kantier shembullor Kamzën, por simotrën e bukur dhe të dashur të Tiranës sonë.

- Publicitet -

E nisëm ditën sot me Shpendin, i cili i ardhur nga Korça në Kamëz, kishte krijuar në super ambient, me 100 zonja që punonin “Made in Albania” , “Made in Kamza” në fakt, për të gjithë tregun francez edhe gjerman. Shkuam në disa kantiere të jashtëzakonshme. Shkolla “Isa Boletini”, tamam qershia mbi tortë, xhevahiri i kurorës së gjithë punimeve që po ndodhin në Kamzë. Me 18 shkolla dhe me 5 në proces, janë vërtetë paja më e mirë që ne i lëmë gjeneratës tjetër. Vazhduam pastaj për të parë sesi po punohet në agro-turizëm, tek Edi dhe Blerina, tek “Blerina Farm”. Sapo takuam prapë mësueset, edukatoret, infermieret, doktoreshat, zonjat dhe zonjushat e Kamzës që në fakt në ditët më të vështira të tërmetit dhe të pandemisë, për të mbajtur të forta familjet tona në një situatë krize, për të mbajtur të fortë qytetin tonë, komunitetin tonë në situatën e pandemisë, na treguan çfarë jemi në gjende të bëjmë ne shqiptarët kur bëhemi të gjithë bashkë. Tani jemi aty ku ndodhin gjërat, në stadium, në fushëbetejë.

Nuk ndodhin gjërat në shkallët e tifozerisë. Betejat bëhen në ring. Për ata që zbresin në fushë, për ata që ndeshen, ata i pret fitorja dhe ata i pret progresi. Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe siç kemi kaluar këto situata të vështira dhe me tërmetin, dhe me pandeminë, ku vërtet u rrëzuam, por u ngritëm më të fortë, më të bashkuar, edhe më të dashur me njeri – tjetrin.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:27 am

    Ajo fasada e pallatit mbrapa Erion Veliajt eshte shembulli me I mire se si eshte shkaterruar Tirana me maloket e saj te ardhur ne Kamez.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!
  • Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  • Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • REL: Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Gjyqi i Historisë
  2. Konfuzion si popull on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  3. Detari on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. DITË ZIE PËR UDBASHËT on Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  5. demo on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?