Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në tregun e gjelave në Baldushk: Të blejmë produkte vendase dhe t’u bëhemi krah fermerëve tanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në tregun e gjelave në Baldushk: Të blejmë produkte vendase dhe t’u bëhemi krah fermerëve tanë
Aktualitet

Veliaj në tregun e gjelave në Baldushk: Të blejmë produkte vendase dhe t’u bëhemi krah fermerëve tanë

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Siç është bërë traditë, me afrimin e festave të fundvitit në Baldushk është hapur tregu tradicional i gjelave të detit. Risia e këtij viti është dyfishimi i numrit të gjelave për shkak të kërkesës së lartë, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të kontribuar në fuqizimin e ekonomisë sonë lokale.

“Thirrja për të gjithë është: Nuk ka gjel më të mirë se gjeli i Baldushkut! Baldushku sot është markë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, jo vetëm si çmim më ekonomik, por krahasuar me atë që vjen e ngrirë, është shumë herë më i mirë. Unë besoj se sot, akti më i madh patriotik është që ta blesh gjelin në Baldushk, ta blesh verën në Lundër, vajin në Ndroq, domaten në Shëngjergj, se duke qarkulluar paratë brenda ekonomisë sonë, sigurisht fuqizojmë një pafundësi të madhe familjesh që jeton me nder e dinjitet”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku kërkoi që të thjeshtësohen sa më shumë procedurat për fermerët, që kërkojnë t’i përkushtohen agro-turizmit, teksa bëri thirrje për të inkurajuar dhe promovuar aktivitete të tilla.

“Më vjen mirë që në këto 8 vite nuk kemi reshtur së promovuari gjelin e Baldushkut, por nga ana tjetër procedurat duhen bërë edhe më të lehta për ata që hapin një agroturizëm ose një fermë. Parimi është që, nëse dikush do të hapë një agroturizëm, që do të rrisë veprimtarinë në aktivitetin e tij, ne t’i bëhemi krah, jo stërkëmbësh. Është një mundësi sesi puna e një viti të tërë shpërblehet në këtë javë të fundit. Secili prej nesh duhet të jetë një agjent marketingu dhe të sigurohemi që viti i ri i gëzoi të gjithë, i ndihmoi të gjithë, por mbi të gjitha ata që sakrifikojnë një vit të tërë për të punuar një javë dhe për të bërë ato shitjet e vitit të ri”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, Fatjon Dhuli, drejtori i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve theksoi se tregtimi i gjelave të Baldushkut këtë vit ka qenë shumë i suksesshëm. “Pothuajse është dyfishuar rritja e gjelave për këtë vit, nga 25-30 mijë që ka pas qenë vitin që shkoi, këtë vit janë 45-50 mijë krerë”, u shpreh Dhuli.

Ky është viti i shtatë që në prag të festave në Baldushk hapet tregu më i madh i gjelit të detit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?