Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga Njësia 10: “Njerëzit janë zhgënjyer nga opozita; Partia Socialiste frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj nga Njësia 10: “Njerëzit janë zhgënjyer nga opozita; Partia Socialiste frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’”
Politike

Veliaj nga Njësia 10: “Njerëzit janë zhgënjyer nga opozita; Partia Socialiste frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’”

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, tha se në zgjedhjet vendore që mbahen vitin tjetër, duhet të mendojmë për të ardhmen.

Në një takim me strukturat socialiste në Njësinë 10, ku kandidatët në garë për kryetar të PS-së paraqitën platformat e tyre, Veliaj shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë e shkuara, që inkurajojnë mbylljen, të gatshëm t’i vënë zjarrin vendit, siç ia vunë zjarrin partive të tyre.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Atyre duhet t’u flasim për çfarë do të bëjmë për të mbajtur ritmin e punëve që kemi nisur, çfarë do të bëjmë për punët e gjeneratës së re, për kodimin… jo për Saliun. Ç’u duhet Saliu atyre? Njerëzit nuk na krahasojnë më me Saliun, por me të majtën moderne në vendet perëndimore. Tani steak për ne është më e lartë, se për Saliun mori fund që kur u shpall ‘non grata’. Ne jemi partia që inkurajon hapjen, ata inkurajojnë mbylljen, gjejnë armiqtë e Amerikës dhe thonë: ‘O burra, të futemi në bunker dhe të izolohemi’”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku shtoi se filozofia e Partisë Socialiste është rritja, si një familje, që funksionon në harmoni. Ai theksoi se qytetarët e shohin përditë transformimin e vendit. “Secili prej nesh, kur hedhim sytë nëpër qytet, themi: Këtë e bëmë ne! Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës etj. Kemi ende punë për të bërë? Patjetër! Ne do do të shkojmë deri në nivel kapilar, në çdo lagje”, tha ai.

Sipas Veliajt, Partia Socialiste ka aftësinë të frymëzojë të rinjtë dhe të rejat, që shohin vetëm nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara. “Ka shumë njerëz që janë zhgënjyer nga këto partiçkat private, si dyqane, apo nga skenat që i kishim harruar, me parti që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre. Ne si Parti Socialiste duhet të shohim sa të tjerë do të frymëzojmë, që të hapemi për çuna e goca të rinj, që duan një gjuhë të re”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Labi says:
    July 19, 2022 at 10:21 am

    Pse dhe ky socialist eshte,nese dhe ky del socialist un qe e kam votu ate parti nga 90 i bi te jem pa parti. Ky vetem per te bere placke eshte,si ballistet qemoti.

    Reply
  • Soc.jo rilindas says:
    July 19, 2022 at 10:39 am

    Sali bearish a eshte non grata ne amerike,po ti je non grata e shume qytetareve kete shiko e mos u mer ne te tjeret.se u zgjodhe kryetar pa gare ok.do matesh forcat pa vjedhur vitin tjeter atehere do te shofim si do te krekosesh si Gjeli ne maje te plehut .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?