Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga Njësia 4: “Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj nga Njësia 4: “Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet
Politike

Veliaj nga Njësia 4: “Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Në Njësinë 4 në Tiranë, ku u zhvillua takimi i radhës i socialistëve për shpalosjen e platformave të kandidatëve të rinj për kryetar, drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, tha se riorganizimi i strukturave që po ndodh sot, i shërben përgatitjes për fitoren në betejën e radhës në zgjedhjet vendore të 2023.

Duke sjellë shembullin e fqinjëve tanë, të cilët nuk arrijnë dot në vendimmarrje as për çështje të rëndësishme, siç ishte ngërçi më i fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Veliaj tha se partia Socialiste duhet të rikonfirmojë mazhorancë të qartë me mbi 50% të mbështetjes në elektorat, si e vetmja garanci që vendi nuk do varet më nga partiçka që bëhen pengesë për çdo projekt.

“Dikush mund të thotë se ne i kemi bërë punët kryesore në Tiranë dhe pyet a ka nevojë ta kemi këtë shumicë?” Patjetër që po! Shikoni çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Në Bullgari, vjet u bënë 4 procese zgjedhore, se populli aty nuk e ndante dot mendjen se cila parti duhet të kishte mazhorancën. Pas 4 zgjedhjeve u formua një koalicion me shumë parti, por sapo erdhi tema e parë e rëndësishme, siç ishte çështja e Maqedonisë së Veriut, nuk bënin dot numrat në Parlament për të votuar a duhet ta heqin veton ndaj Maqedonisë, që edhe Shqipëria të futet në BE. Shikoni Maqedoninë e Veriut – edhe ata janë një koalicion me shumë parti. Pasi u hoq vetoja nga Bullgaria, ata duhet të pyesin Parlamentin e tyre: “A jemi dakord me heqjen e vetos me kushtin që na kanë vënë?” Pra, kur nuk ke shumicën, kur nuk e ke në dorë vendimmarrjen, kur nuk e ke timonin, kur nuk ke lidershipin me autorizim të plotë nga populli për të marrë vendime, ne jo vetëm s’do ta kishim ndërtuar dot shkollën “Ardian Klosi” apo lagjen e re te “5 Maji”, por ta harrojmë se do mund të bënim ndonjë punë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai vuri në dukje se Tirana nuk e kishte këtë ritëm që ka sot, kur dikur çdo vendim i Parlamentit kushtëzohej nga partitë e vogla. “E mbaj mend atë kohë kur na kryqëzonin në Parlament partiçka të vogla, që na duheshin për të bërë shumicën. Tirana nuk kishte të njëjtin ritëm. Ky ritëm na vjen sot se Edi Rama, Partia Socialiste, ka mandat të plotë për të ecur përpara. Ne duhet të jemi gjithmonë më shumë se gjysma, për t’u siguruar që jemi edhe më shumë sesa gjithë të tjerët. Filozofia jonë është të rritemi si familje. Por nëse filozofia jonë është të rritemi, kundërshtarët tanë kanë pakësimin. Thonë: ‘të heqim këtë se është i Lulit, të heqim atë tjetrin se është i Saliut, kurse ky është i “Foltores”, ky tjetri është i varesë, ai i kundragazit, ky i gazit lotsjellës’. Nuk jam këtu duke qarë hallin e tyre, copë e çikë u bëfshin, se nuk janë filozofia jonë dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë qytet. Thjesht, po them se, edhe me procesin e zgjedhjes së kryetarëve nëpër njësi po japim mesazhin se PS është një parti e hapur, një parti që jo vetëm nuk është lodhur, por përkundrazi, po i shton forcat më shumë për atë që do të jetë e treta e vërteta për Tiranën”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm t’i fitojë ato, por të dalë me rezultat të mirë në të gjithë Tiranën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?