Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak po zhvillon sot prezantimin e 19 vendimeve të reja në të mirë të kryeqytetit.
Veliaj u shpreh se në 19 vendime, përfshihen studentët, personat e verbër, kampusin e Qytet Studentit, që është investimi më i madh për studentët. Tiran
‘Shumë prej vendimeve janë një reflektim të situatës ku ndodhemi. Pra jemi duke bërë një mbledhje të jashtëzakoshme, nuk mund ta quajmë një mbledhje tipike. Se ne nuk mblidhemi çdo herë dhe bëjmë abonetë falas apo ndonjë përgjysmim të konvikteve, se këto nuk i bëjmë përditë…
Miratimi i planit vendor të veprimit dhe integrimit për komunitetit rom dhe egjiptianë. KE tha se Bashkia më miqësore me romët në Evropë është Tirana. (…) Miratimi me planin tonë për personat me aftësi të kufizuara. Për t’iu përgjigjur kërkesës së personave të cilët nuk shikojnë ne sot kemi instaluar nëpër semaforë për zë, për një tingull që lëshon që tregon kur ndizet për kalimtarët dhe kur për automjetet.’- tha Veliaj
Veliaj u shpreh se një vëmendje të veçantë do të kenë edhe baret e restorantet në kryeqytet të cilat shkaktojnë ndotje akustike. Veliaj u shpreh se me anë të një hartëzimi të Tiranës të zonave ku këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, do të gjendet një e mesme e artë.
‘Është hera e parë që e aplikojmë, gjë që duhet ta bëjnë edhe bashkitë e tjera. Ne duam të gjejmë një të mesme të artë për aktivitet e bareve, restoranteve dhe diskove. Pra duhet të kemi një hartëzim të Tiranës, pra ku do jenë zonat për aktivitetet e tilla. E kemi parë si funksionon jashtë që në zona rezidenciale nuk ka ‘buzuqe’. Duam që njerëzit të argëtohet por edhe që nesër të flenë gjumë e të ikin në shtëpi. ‘- tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se do të ketë një riparim të dëmeve të banesave të qytetarëve të cilët nga pakujdesia kanë pasur dëme nga zjarri apo nga bombola e gazit.
‘Ata njerëz që kanë pasur problematike, disa herë nga pakujdesia, disa herë nga bombola e gazit e shkujdesur… Kemi pasur disa raste në Tiranë dhe duam t’iu vijmë në ndihmë. Kemi një relacion për 15 familje ku ne kalojmë një shumë prej 76 milionë lekësh për t’u siguruar që do të rregullohen dëmet materiale.’- tha Veliaj.
Veliaj u shpreh gjithashtu se për familjet në nevojë do të ketë subvencione të qirave për një vit të 52 familjeve në nevojë.
‘Një vendim tjetër ka të bëjë me sumbvencionet e qirave, për të gjitha familjet në nevojë të cilat nuk e përballojnë dot qiranë e tregut. Unë besoj se sidomos në këtë kohë kur janë rritu aq shumë… Bëhet fjalë për nëna të cilat kanë vetëm një kryefamiljare nënë, familje të cilat kanë nevojë.
Duam që këtë vit të ndihmojmë 52 familje në nevojë dhe t’ua paguajmë qiranë, që i shtohen listës që ne tashmë kemi në qiratë bashkiake. Pra kohëzgjatja është një vjeçare, pastaj do të rishikojmë më tej.’– tha Velaj.

Erjon Veliaj.Hap internetin te mesosh zgjidhjen e problemeve te nje kryetar bashkie per keto rast.Ke shembull europe,usa .Sa per dijeni qera falas nuk ka.Ka programe qe lehtesojne qytetaret ne nevoje.lexova qe po premton por nuk eshte keshtu.Nuk futen ne thes te gjitha problemet dhe me te nje rene lapsi me shkopin magjik e zgjidhe.E shikoj qe je shume i coroditur menderisht ,ashtu si Edi Rama dhe po flisni percart me idene se populli do t’iu besoje.Pushteti vendor mbahet me taxa dhe i kthehen taxapaguesve me sherbime.Atij qe i eshte demtuar shtepia per nje arsye a tjeter nuk ka pergjegjesi bashkia te harxhoje parate e taxapaguesve.C’do qytetar duhet te siguroje shtepine ,shendetin pronen te shoqerite e sigurimeve si tere bota.Jane organizata jo qeveritare ,si kryqi kuq etj .kishat,xhamite,qe ndihmojne +bashkia me nje shume simbolike.