Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot i ftuar Samitin e Grave të Biznesit të Diasporës, me temë “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Në fjalën e tij, ai tha se promovimi i grave sipërmarrëse dhe rritja e rolit të tyre si drejtuese në biznes është thelbësore për shoqërinë shqiptare.
Mandej, ai komentoi edhe vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale lidhur me sekuestron ndaj një pronari mediash.
“Po dëgjoja lajmet dhe më vjen mirë që një trafikant droge, pronar i një televizioni, e humbi betejën me gjykatën. Do të thotë se edhe këtu sistemi i drejtësisë po merr kurajo. Jo çdo trafikant droge mund të hapë televizion dhe t’i vërë gjoba politikanëve, kryetarëve të bashkive apo kryeministrit. Këtu nuk po flas për një rast të izoluar, por për disa raste që janë kthyer nëmodë, për të cilat duhet të mbajmë një qëndrim. Në disa qytete të Shqipërisë është kthyer në modë që shkojnë në shtëpitë e barit në Angli sepse atje leku fitohet shpejt. Cila nga ju e ka bërë lekun shpejt? Ndoshta, shumë prej jush kanë dështuar në përpjekjen e parë për të hapur një biznes, ndoshta edhe në përpjekjen e dytë, të tretë, e mbase te përpjekja e pestë ia keni dalë mbanë. Shumë prej jush kanë vënë kredi shtëpinë për të hapur një dyqan ose për të filluar një biznes online. Askush nuk fiton shpejt në asnjë vend normal të botës. Se ai fitimi i shpejtë, përfundon shumë shpejt gjithashtu. Por, ne duhet ta ndalojmë këtë modë: modën e të hipurit në një gomone, në një kohë kur as Shqipëria, as Kosova nuk është në luftë. Po qartazi, lulëzojnë ata që inkurajojnë këtë modë, ata që mendojnë se të merresh me drogë e të vësh gjoba, apo të shkosh të bësh ‘spaçatorin’, është një mënyrë që t’u pasuruar,” u shpreh Veliaj.
Ndërkaq, në fjalën e tij Veliaj tha se nga ky forum duhet të dalë mesazhi se mënyra për t’u pasuruar është vetëm puna, derisa t’ia dalësh, pavarësisht pengesave apo stërkëmbëshave. “Besoj fort që ky forum të jetë një ilaç për të frymëzuar jo vetëm vajzat, zonjat dhe zonjushat, por edhe djemtë, sepse unë besoj se problemi më i madh i shoqërisë sonë nuk vjen nga kjo sallë. Gratë, zonjat dhe zonjushat janë pjesa më e nderuar, më punëtore e shoqërisë sonë”, tha ai.
Veliaj shtoi se Tirana është sot një qytet më i pastër, ku një grua mund të bëjë më shumë biznes. “Sot jetojmë në një qytet i cili e respekton më shumë barazinë gjinore, kemi një qeveri ku 75% e përbërjes së saj janë zonja dhe zonjusha; jetojmë në një bashki si Tirana ku 75% e stafit të bashkisë janë zonja e zonjusha. Unë besoj fort se mesazhi që duhet të japim është: nëse inkurajojmë njëri-tjetrin, nëse i themi njëri-tjetrit “Jam krenar apo krenare për ty, për mënyrën si bën biznes, për guximin që ke, për kurajën”, atëherë jemi duke promovuar një të mirë që duhet ta ndjekin të tjerët”, tha kryebashkiaku.
Veliaj shtoi se fatkeqësia e tërmetit ishte një sfidë e jashtëzakonshme për Tiranën, por sot pas rindërtimit, nuk i shohim më ato gjurmë dhe kemi ndërtuar shkolla më të forta e më të sigurta si “Sami Frashëri”.
o.j/dita
kjo njgjarje eshte per tu shenuar ne historikun gines te korrupsionit planetor. Drejtesia mori guximin dhe i tha jo (dhe pike) nje miljoneri, bravo, besimi se do te ecim dha nje drite jeshile, punoni djema…..
megjithese mbrapa skene eshte nje miljarder. tung
Lali e prishi Samiun te varroste hetimin per rikontruksionin qe perfundoi me shkaterrim.
Tu shit fiq bohesh i zgjuti i nones.
Hetimin per shkaterrimin e paligjshem te Teatrit ia varrosi gjykata kushtetuese. E nga ndryshon Lali nga ky trafikanti?