Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pas hekurave, Rama: Teoria që ‘jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg’ nuk funksionon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj pas hekurave, Rama: Teoria që ‘jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg’ nuk funksionon
Lajmi i funditPolitike

Veliaj pas hekurave, Rama: Teoria që ‘jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg’ nuk funksionon

Published: April 29, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, iu është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”.

Kreu i qeverisë u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin.

Ai ironizoi opozitën duke theksuar se proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.

- Publicitet -

“Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS”, deklaroi Rama.

“Ku i ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.

Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.

Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy”, tha se opozita ose ndryshe siç e cilëson ai këneta u përpoq të hedhë llumin mbi Kreun e SPAK Altin Dumanin dhe familjen e tij. Sipas tij Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet dhe që nga koha kur ai u bë Kreu i SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër. Rama gjithashtu tha se populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë.

“Populli është minimalisht një shkallë më lart dhe më i zgjuar se më i miri dhe më i bukuri nga ju dhe nuk i beson gënjeshtrat me gjysmën e qeverisë në burg. Populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë, në kohën e kënetës ku pllaquritesh ti.

Kështu që kjo teoria jep dorëheqjen nuk funksionon. Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka. Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet.

Që kur erdhi në krye të SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër, Ky është fakt dhe nuk kemi se çfarë i themi. Por Dumani nuk erdhi as nga hëna as e sollën me avion apo anije nga një shtet tjetër. Ishte prokuror prej vitesh, por nuk e kishit dëgjuar. Këneta është përpjekur që atij dhe familjes së tij ti hedhë llumin e saj në kokë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Detari says:
    April 29, 2025 at 7:31 am

    z km ne arrati, krye bashkiaku ne burg, partia nuk bie o rahmut se kur futet nje ne burg tjetri futet ne parti.

    Arberia duhet te shpallet ne gjendje emergjence dhe burgimet duhen pershpejtuar si operiacione fshesa pa shume llafe, biles dhe denim me vdekje per tradhetare. Gjithe politikanet PS-PDse ne burg bashke me gjithe hoxhallaret, sekuestrim i gjithe pasurive familjare kudo ku jane. Sa per ramen dhe saliun e pakta si cauceshku.

    Reply
  • edi says:
    April 29, 2025 at 7:40 am

    Detari,po prifterinjte?

    Reply
  • Detari says:
    April 29, 2025 at 8:16 am

    @edi per cilet e ke fjalen? per priftet grek qe pruri salehu? priftat Arber kane qene gjithmon atdhetare.

    Reply
  • Beni says:
    April 29, 2025 at 8:24 am

    Detari flet per Arberi dhe ne Arberi nuk ka pasur hoxhallare. Ka pasur vetem prifterinj.
    Kjo eshte origjina jone, per ata qe kane memorje jo te shkurter.

    Reply
  • Na myten says:
    April 29, 2025 at 8:46 am

    Normal normal.
    Kur nuk japin doreheqjen keta qe jane ne burg si do japesh ti?!

    Reply
  • NATO says:
    April 29, 2025 at 8:47 am

    Vazhdo Punen Edi ,mos e rruaj cfare thone gojet e liga!Atij tjetrit i plasi Gerdeci Shkelzenit si bumje Atomike me 26 viktima dhe nuk dha doreheqjen.Jo qe nuk dha doreheqjen,por nuk dinte ku binte Gerdeci,nuk njihte as burrin e motres se gruas,qe ne i themi baxhanak. Nje bie,mijra ngrihen.

    Reply
  • Ppp says:
    April 29, 2025 at 8:49 am

    Kur populli te drejtohet ty
    Ti te vetmen pergjigje qe ke “epo opozita”
    Pergjigju per vete zotri dhe pike
    Me valvit pasaporten europiane
    Pse sipas teje nuk na pranojne kush jane kushtet qe politiqeria jone nuk i permbush dot qe 30 vjet?
    Jan ata kushte qe nqs do plotsoheshin ju si klase analfabete nuk do ishit
    Psh
    Dy mandate e ik pirdhu
    Administrate te pamvarur nga politika
    Deputete te zgjedhur nga baza dhe zona ku jetojne
    Numerues te pa politizuar
    Kod zgjedhor kushtetues

    DORHEQJA?
    ja psh kancelari austriak kursk ka pasaporten europiane ate qe ti don per shqiptaret
    Ai u dorhoq vetem se nje keshilltar i tij kishte marre para
    Meqe ai e ka pasaporten dhe ti don ta kesh pyet ate per keshilla
    Tregoji listen e ushtrise tende me viktima te spak dhe thuaji duhet te jap dorheqje?
    Jam kurioz me dijte cdo thote kancelari austriak
    Nuk justifikohesh dot duke thene qe nuk jemi austriake sepse nqs don pasaporte europiane duhet te sillesh si i tille
    O ram djali nuk i hiqet pushteti vetes dhe i jepet popullit se ka bere kush
    Eshte populli qe ta heq pushtetin prandaj livadhis se e meriton
    Se ku do jesh ne historine shqiptare ti e dine por sta ni fare se aq kulture ke
    Shqiperia sot eshte si amerika e kaubojsave nuk them dot e viteve 30 sepse shteti ishte shtet me gjith problemet qe kishte

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    April 29, 2025 at 10:46 am

    Kur A. Ahmetajn e caktove zv.kryeminister(2021), ne rrjetet sociale qarkullonte nje meme me diçituren: “Rama shpall Rilindjen e dyte, me A. Ahmetajn zv.kryeminister…”
    Ajo meme parashikoi dhe fundin qe pame. Ishte profetike.A thua Rama te ishte aqe qorr? Nejse. Per nje femije te keq, por me baba te mire, njerezit shprehen: gjynah, ja nxiu faqen babait. Rama as nxihet, as skuqet, s’ka nevoje per ngushellim. Ama, nese do ti pagante nga xhepi i tij ministrat, sigurisht nuk do te perdorte ate shprehjen ” “kumbullangrenes pas shpines tij.”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?