Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj për protestën e pedagogëve: Cilët profesorë janë të pavarur? SHIK-asit e Gazidedes apo deputetët e Foltores?! Kjo është fyerje për qytetarët dhe studentët!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj për protestën e pedagogëve: Cilët profesorë janë të pavarur? SHIK-asit e Gazidedes apo deputetët e Foltores?! Kjo është fyerje për qytetarët dhe studentët!
Politike

Veliaj për protestën e pedagogëve: Cilët profesorë janë të pavarur? SHIK-asit e Gazidedes apo deputetët e Foltores?! Kjo është fyerje për qytetarët dhe studentët!

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje pedagogëve që po protestojnë për rritje të pagës, të mos pengojnë mësimin për studentët në një situatë kur e gjithë bota po vuan nga rritja e çmimeve dhe inflacioni për shkak të luftës në Ukrainë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se në këtë kohë kur vendi po vuan pasojat ekonomike, për shkak të luftës, “elita e SHIK-ut dhe e Foltores” po le studentët pa mësim.

“Këto historitë e tipit: ‘Jemi të pavarur, s’jemi me asnjë parti’, kur në fakt ke qenë deputet i PD dhe ish drejtor i SHIK-ut të Gazidedes, janë me u tall keq me inteligjencën e miletit. Megjithatë, çdo SHIK-s i Gazidedes ka të drejtë të protestojë, jetojmë në një vend demokratik. Kush jemi ne të themi që ti s’ke të drejtë të protestosh? Çdo profesor, ish-deputet i “Foltores”, i gjumit, i mëngjezores, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë se janë njerëz, në demokraci biem dakord që të mos biem dakord, është mëse normale. Por pyetja është: A është seriozisht ky momenti për këtë?”, tha Veliaj.

Si antitezë të kësaj sjelljeje, kreu i Bashkisë solli shembullin e një mësueseje që i duhet të udhëtojë çdo ditë nga lagja “Ali Demi” në Zall-Herr për të mësuar fëmijët. Veliaj u shpreh se kërkesa e pedagogëve në këtë kohë krize është fyese.

- Publicitet -

“A është ky momenti? Kur të gjithë janë duke punuar si të ndihmojnë, si të kontribuojnë, si të solidarizohen? A është ky momenti kur ti thua unë do mendoj për fundshpinën time dhe dua rrogën time tani? Kjo nuk shkon! Në momentin që kemi profesorë që sillen në mënyrë të tillë, kjo është fyese. Fyen inteligjencën e shumë e shumë njerëzve. Një ditë do të shkruhet historia e këtij vendi, siç është shkruar historia e Luftës së Dytë Botërore. Kush ishte antifashist dhe antinazist dhe kush ishte kuisling, kush u bë palë me pushtuesin. Prapë do lindë kjo pyetje: Kur ne ishim në betejë me Rusinë – dhe ata që marrin lekë nga Rusia thonë do i bëjmë luftë kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë – profesorët me kë janë? Ditën kur partitë që marrin para nga Rusia thonë: Poshtë Edi Rama, poshtë kryetari i bashkisë – po profesorët me kë ishin? A ishin me studentët?”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ata që humbin nga ky bojkotim i mësimit janë studentët. “Kemi përpara një luftë që s’e kemi organizuar ne, kemi një inflacion nga Putini, që s’e kemi ne në dorë, kemi tregje që janë çmendur, janë jashtë kontrollit tonë. Sa dolëm nga pandemia e tërmeti, nuk vajtën të rinjtë në shkollë, pra humbën gjimnazin, humbën edhe universitetin, kurse profesorët, elita e SHIK-ut dhe e Foltores, thotë ne s’do bëjmë mësim? Por, a nuk kanë për të humbur nxënësit?!”, nënvizoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    October 19, 2022 at 5:21 pm

    Z. Veliaj sa per dijeni edhene USA edukatoret(mesuesit) jane ne strike ,te organizuar nga sindikata e tyre.Asnje qeveritar nuk i ofendon dhe kercenon.Po ,nxenesit jane pa mesim,jo mire por eshte e drejta e tyre te krkojne.Ju nuk jeni demokrate ,me vjen keq por kjo sjellje juaj dhe e Rames ndaj nje greve te ajkes se shoqerise sic jane pedagoget e universitetit le gjurme te keqe per imazhin e shqiperise ne USA dhe UE.Nuk mbahet pushteti me keto mendesi duke bere armik USA dhe UE qe ja kunder diktatoreve sic po paraqesni veten ju e Rama.

    Reply
  • mali says:
    October 19, 2022 at 5:32 pm

    Ti ke te drejte se nuk po te vine bathorja te te kape per fyti,puntoret e fasioneve e te tjere puntore qe vine verdalle per nje cope pune.

    Reply
  • Në amerikë nuk ka të tilla në universitete says:
    October 19, 2022 at 8:17 pm

    Mali, unë nuk kam parë ndonjë “strike” tek profesorët e universiteteve publike, por edhe private. Ato që thua ti, janë nga e mesmja dhe poshtë. Ndryshimi është i madh me atë që bëhet në Shqipëri, sepse bëhet politikë me mësimdhënjen e studentëve që kanë paguar paratë dhe nuk marrin sherbimin e duhur nga pedagogët. E keqja është se ka 32 vjet dhe vihet “politika në plan të parë”, sepse ajo n’a sjell, pushtet, pasuri dhe n’a mbron nga gjykatat për zullumet që bëjmë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?