Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj përuron ‘Sami Frashërin’: Brezi juaj duhet të bëjë më shumë se i yni, mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrin për hatër të politikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj përuron ‘Sami Frashërin’: Brezi juaj duhet të bëjë më shumë se i yni, mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrin për hatër të politikës
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj përuron ‘Sami Frashërin’: Brezi juaj duhet të bëjë më shumë se i yni, mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrin për hatër të politikës

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Dita e sotme ishte një ditë e rëndësishme për nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët e nisën vitin e ri mësimor në shkollën e re, të transformuar dhe dy herë më të madhe se ajo që u dëmtua nga tërmeti i 2019.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi jo pa qëllim ish-shkollën e tij për të uruar nxënësit për vitin e ri shkollor. Ai nuk i fshehu emocionet e nxënësit të dikurshëm të “Sami Frashërit”, i cili u rikthye për të përuruar shkollën e rindërtuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm! Secili prej nesh është thirrur të shërbejë në fushën e tij, por ndonjëherë shumë prej ëndrrave që kemi, nuk arrijmë t’ua shohim fundin. Monumenti i vërtetë i ‘Samiut’ është kjo super hapësirë, një shkollë që duket si hotel me 5 yje, me auditorë, me palestër të përmasave olimpike, me bibliotekë më të mirë se shumica e shkollave tona. Por, nuk besoj se kjo është arritja e vërtetë, sepse monumenti i vërtetë që lartësohet dhe prodhohet në këtë shkollë janë Kaltri dhe Marsi [dy nxënës që përfunduan gjimnazin me nota të shkëlqyera] dhe gjithë Kaltrat e Marsat e tjerë. Puna ime, sado e madhe të duket, është në fakt e lehtë dhe e shkurtër, por puna për të ndryshuar këto 10 cm [në kokat tona] te çdo Kaltër e çdo Mars është puna e përditshme; një punë që ndoshta do shumë durim, shumë mund dhe pak pritje, derisa t’i shohim “dukun”, që t’i shohim nesër kryetarë bashkie apo kryeministra”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku preku edhe vështirësinë që pati rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri” pas ndërhyrjes dhe pengesave të politikës së ditës.

- Publicitet -

“Kam një mesazh për Kaltrën, Marsin dhe për çdo vajzë dhe djalë të Tiranës: Kjo shkollë ka prodhuar kryeministra, presidentë, disa kryetarë bashkish, ka prodhuar pafund ministra, personalitete, por qartazi, gjenerata jonë, edhe pse ia doli të kishte sukses, ca gjëra nuk i bëri në mënyrë perfekte. Për të ndërtuar këtë shkollë më është dashur të debatoj me kolegë, ish nxënës të ‘Samiut’, që politika i ndau në të majtë dhe në të djathtë. Unë nuk e di nëse secili prej jush do të shkojë majtas apo djathtas në politikë, por do ishte mëkat shumë i madh nëse brezi juaj do të bëjë të njëjtat gabime si ne, që kur Marsi të bëjë një punë, Kaltri t’i hidhet në fyt dhe t’i thotë: ‘Kush je ti që e bën këtë? Do bësh gradaçela në shkollën tonë dhe anasjellas!’. Nëse Kaltri do bëjë një punë, Marsi ti s’mund të jesh aty për t’i vënë stërkëmbëshin, por përkundrazi, për t’i thënë se kemi një kod që është përtej politikës së ditës dhe kodi ynë është: Kush punon, i themi bravo të qoftë! Kush ka nevojë për ndihmë, i japim një dorë! Kush ecën më shpejt, i japim kurajo! Vetëm me këtë energji pozitive mund të ndryshojmë, që brezi juaj të jetë më i mirë se brezi ynë,” tha Veliaj.

Në fund kryebashkiaku tha se e në shtator të gjithë ata që kundërshtuan, edhe kur bëhet fjalë për shkolla si “Sami Frashëri”, janë të ftuar në megafestën e përurimit.

“Në fund të muajit dua të organizojmë një aktivitet jo festiv, por pajtues. Kemi nevojë për një frymë pajtuese. Ndodhi çfarë ndodhi, bëmë gjithë ato debate, por shkolla ja ku është! Nuk është në Paskuqan, vërtet duket si një ndërtesë private apo hotel me 5 yje, por është publike. Në fund të shtatorit dua të kemi një megafestë, ku themi eja bashkohemi të gjithë. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë! Le të bëjmë një megafestë pajtimi, vëllazërie dhe dashurie ashtu siç do e donte Sami Frashëri,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ingjinieri says:
    September 13, 2022 at 2:36 pm

    Qesh Lali Eri se …ka rritur vleren e prones se qytetareve te Tiranes…Po tregeti do bejne tiranasit me apartamentet e banimit ????Besoj qe jo, e duan per te jetuar….Ndoshta L.eri e ka fjalen se eshte rritur cmimi i apartamenteve qe ndertohen rishtas e qe qytetaret e thjeshte nuk i blejne dot. PO kush i ka keto pallate qe po mbijne si kerpudha e kush i blen????Kjo eshte ceshtja, ketu fle lepuri….Ata qe i kane ne pronesi kur ndertohen natyrisht jane njerz me peshe dhe para, ndersa ata qe i blejne besoj, jane nga ata qe “fitojne” shume para, brenda apo jashte vendit, e qe duan qe keto para ti shnderrojne ne pasuri te patundeshmeeeeeeee.
    Ne kete linje te rritjes se cmimeve kane shkuar edhe pallatet e vjetra qe mezi mbahen ne kembe, e po keshtu edhe cmimet e qerave….Kjo situate eshte katastrofe per njerzit e zakoneshem, qe jetojne vetem me djersen dhe punen e ndershme.
    Fatkeqesi mbetet edhe opozita, qe nuk i trajton keto probleme sic duhet e si jane realisht e jo ne kendveshtrimin e interesave te ngushta personale. Le te gjejne kush i blen katet e pallateve te reja, sikurse qarkullojne thashetheme.

    Reply
  • ¿? says:
    September 13, 2022 at 3:42 pm

    Bastardi i Ahmadinexhadit vazhdon te beje kokrren e palles ne Kryeqytetin e Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?