Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryetarin e Parlamentit kanadez: Bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj pret kryetarin e Parlamentit kanadez: Bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada
Politike

Veliaj pret kryetarin e Parlamentit kanadez: Bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada

Published: October 14, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion nga Parlamenti i Kanadasë, i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit, Anthony Rota, të cilët zhvilluan një vizitë zyrtare në vendin tonë. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mirëpritjen që Kanadaja i ka bërë qytetarëve shqiptarë atje, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Fakti se disa prej shqiptarëve që jetojnë në Kanada, e që janë histori suksesi, po kthehen për të investuar, për të ndërtuar këtu, për të blerë prona, për të hapur një biznes, ata shërbejnë edhe ata si ura bashkëpunimi. Ndaj, besoj se është shumë e rëndësishme ajo që bën diplomacia, është shumë e rëndësishme ajo që bën politika, edhe më e rëndësishme është ajo që bëjnë njerëzit e thjeshtë, që na lidhin në një mënyrë të pazgjidhshme”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Shqipëria dhe Kanadaja kanë një raport shumë special, sidomos sa i përket bashkëpunimit për krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada apo anasjelltas.

- Publicitet -

“Kur drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale, në atë kohë nisëm negociatat për njohjen e sigurimeve shoqërore me Kanadanë. Tashmë marrëveshja ka hyrë në fuqi dhe kush ka punuar në Shqipëri apo në Kanada, mund të mbledhë pensionet e veta. Duket si gjë e vogël në politikën e madhe të çudirave që po ndodhin sot në botë, por është shumë e rëndësishme për njerëzit. Roli ynë është të kujdesemi për atë që njerëzit e kanë më shumë të nevojshme, që janë të ardhurat, pensionet, kursimet e tyre. Raporti special që kemi me Kanadanë është i jashtëzakonshëm. Kur kombet bëjnë gjërat e duhura, tregojnë solidaritet, kur kombet tregojnë përkushtim për kauza të përbashkëta, për ideale të përbashkëta, siç është demokracia, siç është hapja e shtëpisë për ata që kanë nevojë, siç ishte rasti i afganëve, që ishin fillimisht në Tiranë dhe në Shqipëri, dhe pastaj vazhduan në Kanada, besoj se i kemi lidhur fatet në më shumë se sa një mënyrë”, tha Veliaj.

Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota falenderoi kryebashkiakun për mikpritjen e ngrohtë dhe tha se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Rush says:
    October 14, 2022 at 5:06 pm

    Eh, ta dije Veliaj se sa shume vuajne shqiptaret ne Kanada.

    Profesora dhe doktora te nderuar te Shqiperise, punojne si roje sigurie ne aeroportin e Torontos.

    Sa e sa te tjere jetojne me lemoshe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. X on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  3. Po on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?