Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret familjarët dhe miqtë e kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Veliaj pret familjarët dhe miqtë e kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja
Kulture

Veliaj pret familjarët dhe miqtë e kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti familjen dhe miq të kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja. Ky vit, i cili përkon me 95-vjetorin e lindjes së tij, i kushtohet veprës që la pas kompozitori, si një vlerësim për kontributin që ai dha për muzikën dhe artin shqiptar. Zadeja lindi në Shkodër në qershor 1927, në një familje qytetare, dhe u nda nga jeta në gusht 1997.

“Më vjen mirë që këtë vit ia kemi kushtuar profesor Çeskut, që njerëzit të kuptojnë se sot brezi ynë ecën mbi shpatullat e gjigantëve të muzikës sonë, për të shkuar pak më tej. Unë besoj se është edhe një reflektim shumë i madh edhe për ata që nuk janë profesionistë të muzikës sepse në thelb, jeta është një fabul mes atyre që bëjnë muzikë dhe atyre që bëjnë zhurmë. Me muzikë nënkuptohet gjëja e bukur, si të lësh një emër të mirë pavarësisht profesionit që ke, kurse me zhurmë nënkuptohet të pengosh dhe sabotosh pavarësisht profesionit tënd. Ndaj, sot, teksa kujtojmë profesor Çeskun, sfida për secilin prej nesh është të jemi njerëz që bëjmë muzikë, që lëmë vepra të mira, të mbahemi mend për një kontribut dhe energji pozitive, të mos jemi zhurmues, as pengues, as sabotues”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se njerëz të mëdhenj si Çesk Zadeja duhet të kujtohen vazhdimisht, teksa nënvizoi se çdo shkollë e Tiranës duhet të ketë një sallë koncerti për fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas muzikës.

- Publicitet -

“Çdo shkollë e re e Tiranës po pajiset me një sallë koncertore. E filluam me sallën “Tonin Arapi” te Liceu i Tiranës, bëmë të njëjtën gjë te shkolla tjetër e muzikës, “Servete Maçi”, dhe porosia është që në çdo shkollë të kemi salla të tilla sepse njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, por edhe me art e muzikë. Ndoshta, jo të gjithë do të bëhen pjesë e filarmonisë sonë, ashtu si jo të gjithë në sport mund të bëhen si Messi apo Ronaldo, por si muzika, ashtu edhe sporti, më shumë sesa talente elitare, na prodhojnë jetë komunitare, çuna dhe goca të denjë për të qenë qytetarë, që kuptojnë se ne jemi një skuadër”, u shpreh Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) says:
    July 4, 2022 at 7:08 pm

    Me te lumete oDJALE i mbare,Kryetar i Tiranes-Erion Veliaj, per kete NISME qe ke MARE. Te nderosh te NDERUARIN, te rallin e te RRALEVE Cesk Zadeja-eshte mese NJERZILLEK sa RINGJALIE e ARISTIT,ne kohen qe jetojme.,sa, perjetesimi i vepres tij. *
    86 vjecari, nje jete me Te dhe vepren e tij-MESUESI sa pasionat i kultres nje jete-Ju pergezon, me ne krah Grupet artistike amatore me ne krye te pasionuarin,Mjeshterin Ramazan Kellezi e,mbi 100 *PASUES VETERANE*nga Toronto.Me konsiderate..Dh. Xh.-Guri Naimit D.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?