Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA
AktualitetPolitike

Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me 5 nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë fituar bursë për në NASA, u pritën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Për Veliajn, nuk kishte moment më të mirë sesa viti kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për të përgëzuar të rinjtë që do të përfaqësojnë kombin tonë në ‘Nasa Space Challenge’.

“Na keni nderuar sot në Tiranë, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nuk mund të kishte një moment më të bukur për të pasur këtë ekip simpatik të djemve tanë të talentuar, por edhe për faktin se kemi humbur shumë kohë duke u marrë me punë të brendshme, duke gjetur armikun brenda nesh, duke u copëtuar, ndërsa sot ka ardhur koha të bashkohemi. Filozofia e Unionit të Bashkive Shqiptare është pikërisht kjo: Të gjejmë gjërat që na bashkojnë. Mund të mos biem dakord për gjithçka, por ama të mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë tha se lidhja e të rinjve tanë kudo, në çdo trevë shqipfolëse, është shumë e rëndësishme. “Duhet të sigurohemi që universitete tona lidhen, sepse unë besoj se në qoftë se çunat e gocat tanë, si në Tiranë, si në Shkup, si në Preshevë, si në Prishtinë, si në Tuz, në Ulqin, lidhen me njëri-tjetrin në një moshë të re, do rriten gjithë jetën bashkë dhe do shohin te njëri-tjetri jo rivalin, por aleatin, bashkëpunëtorin, vëllain, motrën. Misioni ynë tani është, jo vetëm të bëjmë punën fizike të qytetit, por besoj se infrastruktura shpirtërore është gjithashtu e rëndësishme. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt, me shtylla, pllaka e pemë. Njerëzit jetojnë edhe me kontaktet, që ne kemi detyrim t’i lehtësojmë. Dua që, jo vetëm këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe vitin tjetër kur ne planifikojmë të jemi Qyteti Europian i Sportit, të mësojmë të luajmë në skuadër dhe të kuptojmë se skuadra është Shqipëria, pavarësisht se në cilat troje jemi vendosur. Është skuadra më e rëndësishme në botë,” nënvizoi Veliaj.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu falenderoi kryebashkiakun Veliaj për punën që po bën me komunat shqiptare në rajon. “Jam tepër i lumtur e i nderuar që jemi sot këtu. Unioni i Bashkive ka dhënë rezultate shumë pozitive dhe në atë drejtim duhet të investojmë të gjithë bashkë. Jam gjithashtu i lumtur që kryeshteti ynë, Tirana, është Kryeqyteti Europian i Rinisë, për shkak se jo rastësisht ky kryeqytet është edhe më aktivi në Evropë dhe ky model duhet të përcillet edhe në vendet tona, në komunat, bashkitë tona. Gjithashtu, ju cekët që vitin e ardhshëm keni aspirata të merrni titullin Qyteti Europian i Sportit. Jam i bindur, unë si pedagog sportiv në Universitetin e Sporteve, do të jap një kontribut ndoshta më të madh se këtë vit”, u shpreh ai.

Kryebashkiakët diskutuan gjithashtu edhe mbi projektet e radhës, bashkëpunimi për të cilin do të rritet në vazhdim.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Bobi says:
    October 21, 2022 at 2:38 pm

    Po kudo do te futesh hundet ti, do me u tregu edhe atyre si te shkaterojne pyjet, e lulishtet dhe ti betonojne. Kane bere shkolle ne Amerike ata, nuk kan shku me pa Ameriken e Sorosin. Le te hyne te pakten ata ne Europe se ne me ju vetem ne grope mund te shkojme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?